Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Mblidhet Komiteti Drejtues i PL-së, miratohen ndryshimet në Kryesi, Meta: Zgjidhim 6 raste nepotizmi

10:45 / May 1, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
metaa 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ditën e sotme është mbledhur Komiteti Drejtues Kombëtar i Partisë së Lirisë, ku pritet të miratohen ndryshimet në Kryesi pas Konventës Kombëtare të 27 prillit.

Kryesia e Partisë së Lirisë, propozoi që përveçse votë besimit, të gjithë anëtarëve të kryesisë, që janë aktualisht, të hedh në votim për anëtarë të rinj të kryesisë politike, emrat si më poshtë:

1.Myrvete Asqeri, anëtare e Komitetit Drejtues Kombëtar, bankiere, njëkohësisht dhe kandidate për zëvendës Presidente

2.Adriatik Hoxha, anëtar i Komitetit Drejtues Kombëtar, dhe Sekretar për sportet, jurist

3.Ana Xhidia, anëtare e Komitetit Drejtues Kombëtar, analiste finance

4.Besnik Jakaj, anëtar i Komitetit Drejtues Kombëtar, mjek në kryeqytet

5.Fatjona Selimaj, anëtare e Komitetit Drejtues Kombëtar, Kryetare e Partisë së Lirisë, Fushë-Arrëz, juriste

6.Erisilda Hoxha, anëtare e Komitetit Drejtues Kombëtar, Kryetare e Partisë së Lirisë, Kuçovë

7.Brunilda Salaj, anëtare e Komitetit Drejtues Kombëtar, mësuese Tiranë

8.Pegiola Toro anëtare e Komitetit Drejtues Kombëtar, dhe këshilltare, inxhiniere hidro-teknike, bashkia Roskovec

9.Denis Hidri, anëtar i Komitetit Drejtues Kombëtar, sipërmarrës dhe administrator

Njëkohësisht sipas kërkesës së bërë nga Kryesia e Partisë së Lirisë, drejtuar anëtarëve të tjerë të Komitetit Drejtues Kombëtar, për të paraqitur individualisht kërkësat e tyre, deri në orën 10.00 të ditës së djeshme, që ishte dhe afati i fundit, kanë paraqitur kërkesat, Elda Ballabani, psikologe, Vivian Golemi, Universiteti Europian I Tiranës, Baki Dervishi, inxhiner hidro-teknik, zëvend kryetar i bashkisë së Kavajës, Blerim Buçpapaj, mjek, Halim Peca, punë sociale dhe shkencat e edukimit, dhe Arla Merja, studente për drejtësi.

Të gjitha këto kërkesa, automatikisht do të reflektohen në fletën e votimit.

Po kështu, Partia e Lirisë ka vendosur t’i propozojë Komitetit Drejtues, pra Kryesia e Partisë së Lirisë, edhe për 4 zëvëndës Sekretar të Përgjithshëm, të cilët do të jenë në mbështetje të Sekretarit të Përgjithshëm, Presidentit dhe Zëvendës Presidentet, të cilët janë:

1.Silva Caka, aktualishte sekretare për marrëdhëniet me publikun, jurist, anëtare e Këshillit Bashkiak Tiranë, dhe ish deputete,

2.Brunilda Haxhiu, sekretare për familjen dhe kundër shpopullimit, filozofi-sociologji,

3.Anxhela Shenaj, këshilltare bashkia Vlorë, ekonomiste,

4.Bedri Mehori, anëtar i Komitetit Drejtues Kombëtar, dhe ekspert i njohur sigurisë,

Kryesia e Partisë së Lirisë, gjithashtu vendosi t’i propozojë Komitetit Drejtues Kombëtar, votimin e anëtarëve të kryesisë aktuale, për të votuar Kryesinë politike të Partisë së Lirisë.

Ilir Meta, Presidenti i kësaj force politike, gjatë një konference për mediet ditën e djeshme deklaroi se do të zgjidhen 6 raste nepotizmi.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Lëvizte i armatosur në shëtitoren e Shëngjinit, arrestohet 21-vjeçari

10:40 / July 19, 2025

Rama publikon pamjet e shembjes së ndërtimeve pa leje në Tiranë: Puna nuk do të ndalet

10:00 / July 19, 2025

Ushtria ndihmon për shuarjen e flakëve në Belishovë të Mallakastrës

09:40 / July 19, 2025

Temperatura deri në 36 gradë C, si parashikohet moti për sot

09:04 / July 19, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.