Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Mbretëresha Elizabeth heton Meghan Markle pas akuzave se ka bullizuar stafin

18:00 / June 19, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Meghan markle
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një hetim i bërë nga Pallati Buckingham për bullizmin e supozuar që Meghan Markle i ka bërë punonjësve kur ajo ishte ende pjesë e familjes mbretërore, ka nxitur disa ndryshime në “Politikat dhe Proçedurat” e departamentit të “Burimeve Njerëzore” të monarkisë.

Por gjetjet e hetimit shumë të ndjeshëm nuk do të publikohen kurrë, sipas “Sunday Times of London”, për të mbrojtur privatësinë, po ashtu edhe për të ulur tensionet midis Sussexëve dhe pjesës tjetër të familjes mbretërore.

Hetimi i financuar privatisht nga Mbretëresha dhe i udhëhequr nga një firmë e pavarur ligjore, filloi marsin e kaluar pasi dy anëtarë të lartë të stafit të pallatit u tha se ishin bullizuar. Një ish-ndihmës pretendoi se ishte “poshtëruar” personalisht nga ish-aktorja kur ajo jetonte në Pallatin Kensington pas dasmës së saj në maj 2018 me Princin Harry. “Ka disa histori pikëlluese për të treguar,” – tha një burim për gazetën.

Një zëdhënës i Markle mohoi të gjitha pretendimet për bullizëm vitin e kaluar, duke shtuar se ajo ishte “e pikëlluar nga ky sulm i fundit ndaj saj, veçanërisht si dikush që ka qenë objektiv i bullizmit”.

Raportimet vijnë disa ditë pasi u tha se Princ Harry dhe Meghan Markle do të shkatërronin çdo mundësi për t’u pajtuar me Familjen Mbretërore nëse zbulojnë se çfarë ndodhi pas dyerve të Pallatit gjatë Jubileut të Platinumit.

Biografi dhe gazetari Duncan Larcombe tha për revistën britanike Closer se “testi me të vërtetë fillon tani” pasi anëtarët mbretërorë u kthyen në shtëpinë e tyre në Kaliforni pas festës katër-ditore të Mbretëreshës Elizabeth në Londër në fillim të këtij muaji. “Ata kanë ardhur në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Jubile dhe vërtet e kanë vendosur veten sërish në detyrat e tyre mbretërore – gjë që është e mrekullueshme për markën e tyre por edhe për Spotify, Netflix dhe Penguin”, – tha Larcombe, duke iu referuar marrëveshjeve të ndryshme të biznesit të çiftit. Markle do të publikojë një podcast gjatë verës, përveç dokumentarit në Netflix me Harry.

hetim mbreteresha elizabeth megahn markle
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026

Konfirmohet pjesëmarrja e Donald Trump në Samitin e NATO-s në Turqi, Rubio: Mund të jetë më i rëndësishmi në historinë e aleancës

19:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.