Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

Mbrojtësi nigerian për vendimin e Disiplinës: Ata që shkaktuan dhunën, janë në kafe tani

10:27 / March 8, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
lojtaret e kamzes
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nuredin Orelesi ishte një ndër ata futbollistë që tentoi të shmangte dhunën dhe i doli dukshëm në mbrojtje Eldorian Hamitit. Mbrojtësi nigerian, në një bisedë me “Top Channel”, rrëfen se si e përjetoi ai dënimin me përjashtim dhe rrëzim në Kategorinë e Dytë. Ky vendim i marrë nga KDS-ja ka qenë tejet i rëndë jo vetëm për klubin, por mbi të gjitha për lojtarët.

“Ishte një lajm shumë i keq, sikur na thanë që dikush ndërroi jetë. Ne po stërviteshim dhe e dinim që do të kishte një ndëshkim, plus edhe gjobë. Por kur mësuam që do të zbrisnim dy kategori më poshtë, ishte shumë e rëndë”, ka qenë ky impakti i parë që ka marrë afrikani, pasi mësoi dënimin në seancën e fundit stërvitore me ekipin e Kamzës.

I pyetur nëse gjykimi i Eldorian Hamitit ishte i drejtë, ai përgjigjet: “Kur udhëheq ndeshjen, nuk mund të thuash gjë për vendimin e arbitrit. Ne u nevrikosëm për kohën shtesë, por kur vërshëlleu për penallti, gjithçka mbaroi. Vendimi u dha dhe nuk kishte me vend për diskutim.

Në futboll duhet të luash me kokë. Unë kujtoj ndeshjen Kukësi-Skënderbeu, ku gjyqtari na e bëri shumë keq. Por ne e pranuam dhe asgjë nuk ndodhi. Shumë nga ata që shkaktuan dhunë atje, janë në kafe tani dhe po rrinë për qejfin e tyre. Por, ne futbollistët vuajmë pasojat”.

dhunen vendimin
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Miliona dollarë humbje brenda natës, goditet rrjeti më i madh i uniformave false të Botërorit

09:46 / June 3, 2026

Ndeshja miqësore Shqipëri-Izrael/ Policia me plan masash, rrugët që do të bllokohen

08:57 / June 3, 2026

Miqësoret e Kombëtares, Uzuni: Trajneri i ri luan ofensiv, dua të shënoj sa më shumë gola

12:10 / June 1, 2026

Yamal për dëmtimin në kofshë: Kisha frikë se mos humbisja Kupën e Botës!

17:59 / May 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.