Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

“Mbushe makinën me ‘3 teta’, është çuni i shefit”/ Zbardhet dosja e hetimeve që çoi në pranga kryebashkiakun Fatos Tushe, ja urdhrat që jepte drejtori i tij

11:50 / July 8, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 60e6c5e4ae3a2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zbardhet dosja e plotë e hetimeve që çuan në pranga kryebashkiakun e Lushnjes, Fatos Tushe dhe Flamur Peqini, Drejtor i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë Lushnjë. Në dokument faktohet bashkëpunimi i Tushes dhe Peqinit në tenderin korruptiv për rehabilitimin e një kanali ujitës në fshatin Bishtheëm dhe Bitaj.

Fatos Tushe është kapur duke shpërdoruar detyrën në disa drejtime. Nga përgjimet ka rezultuar se ai ka lejuar persona të tjerë që të furnizojnë makinën me karburantin e shtetit, Në një nga bisedat e përgjuara, dëgjohet teksa një person që do ikte me pushime dhe merr Fatos Tushen që të furnizojnë makinën.

Personi: Përshëndetje, si jeni, si keni qenë mirë?
Fatos Tushe: Përshëndetje miku im, faleminderit mirë
Personi: Ju pengoj, jeni me pushime besoj
Fatos Tushe: Jo, jo
Personi: Unë nesër do iki me pushime…
Fatos Tushe: Është ok, po nesër në mëngjes ku do kalosh ti
Personi: Epo nesër në mëngjes aty do të kaloj unë, do futem në Lushnje, aty nga ora 7:30 besoj
Fatos Tushe: Epo mirë, të nxjerr këtë drejtorin e burimeve njerëzore unë, Turi. se unë do jem te karburanti

Të njëjtën gjë bënte dhe drejtori i Ndërmarrjes së pasurive publike, Flamur Peqini. Ky i fundit, i kërkon që të mbush makinën me karburant, të djalit të Fatos Tushes.

Menaxher i karburantit: Urdhëro Flamur
Flamur Peqini: Hidhi asaj me 3 teta o burr i dheut
Menaxher i karburantit: Ok ja tani në sekonda
Flamur Peqini: Shpejt o tani, ajo me tre teta e ke parasysh, është çuni i shefit ooo shpejt
Menaxher i karburantit: Po,po hajt hajt

Biseda vijon…

Flamur Peqini: Hë Danjel
Menaxher i karburantit: O vlla kam këtë çunin e shefit këtu o
Flamur Peqini: Çunin e shefit, ok mbushe dhe më ço mua mesazh sa litra i hodhe
Flamur Peqini: Mirë të keqen

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Protesta ishte një dhuratë”, Rama flet pas takimit me ministrat: Ja çfarë u diskutua në Pogradec

19:20 / August 24, 2026

Mbyllet pas 9 orësh, mbledhja e qeverisë në Pogradec

18:46 / August 24, 2026

“Pasqyrë Albania” – Si do funksionojë platforma e re, e njoftuar nga Edi Rama?

17:39 / August 24, 2026

Silvio Gonzato mbyll misionin dhe falenderon shqiptarët për mikpritjen: Besoj në të ardhmen evropiane të Shqipërisë

17:18 / August 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.