Mbyllet pas 6 orësh seanca ndaj Saimir Tahirit. Vendimi për ish-ministrin e Brendshëm do merret në orën 09:30 në datë 24 qershor.
Tahiri ka paraqitur një mbrojtje prej 138 faqesh, ndërkohë që prokurorët e çështjes kanë kërkuar shfuqizim të dënimit të konvertuar në shërbim prove.
Tahiri një vit më parë është dënuar 5 vite burg të konvertuara me gjykim të shkurtuar në 3.4 vite shërbim prove dhe dënimi u dha për shpërdorim detyre. Prokuroria e Krimeve të Rënda nga ana tjetër kërkonte 12 vite burg për Tahirin për 3 vepra penale “trafikim i narkotikëve” në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “kryerja e veprave penale nga organizata kriminale”, “grup i strukturuar kriminal”.
