Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“McGonigal”/ Reagon Rama: Përrallë groteske! Hetimi s’ka asnjë lidhje me mua

23:11 / January 26, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
edi rama 3
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama reagoi ‘live’ për “Top Story” për çështjen “McGonigal”, duke theksuar sërish se nuk ka asnjë lidhje me hetimin që po bën SHBA ndaj ish-drejtorit të kundrazbulimit të FBI-s.

Me një njoftim nga zyra e shtypit në Kryeministri, Rama thotë se gjithçka është e hetuar në SHBA dhe konkluzioni i hetimit nuk ka asnjë lidhje me mua, me drejtësinë shqiptare. Sipas tij, çdo akuzë qesharake bie poshtë përballë hetimeve:

Ky mal i madh i mbarsur me fatzi dhe ligësi do të pjellë dhe më pak se një mi. Fatmirësisht, gjithçka është e hetuar në SHBA dhe konkluzioni i hetimit nuk ka asnjë lidhje me mua, me drejtësinë shqiptare.

Paratë e para prej rusëve në PD nuk janë shpikje, por fakt i hetuar dhe provuar botërisht. Deri dje thoshin Edi Rama dhe Sorosi, sot thonë Edi Rama dhe zyrtar i lartë i FBI-së. por, si njëra, si tjetra, bien përtokë përballë fakteve të hetuara.

Në këtë çështje, zyrtari i FBI-së nuk akuzohet fare për asgjë nga këto që fliten me ulërima në Shqipëri, por vetëm për konflikt interesi në marrjen e borxhit nga miku i vet shqiptaro-amerikan dhe mosdeklarim të tij. Edhe më qesharake janë akuzat për përfshirjen e oligarkut rus në biznes në Shqipëri, si pjesë e këtij konspiracioni agjenturor të tipit kinematografik, fije që priten.

Kompania Strabak është flamuri më i madh i ekonomisë austriake, e cila ashtu si kompania Trema operojnë në Shqipëri prej tre dekadash. Të lidhësh një aksioner rus të këtyre kompanive, i cili së fundmi është përjashtuar prej tyre si një individ nën sanksionet e luftës, me këtë përrallë që edhe pa të është groteske, do të thotë sot të jesh në dëshpërim total.

Dihet që njerëz të dëshpëruar bëjnë gjëra të dëshpëruara dhe kjo histori është pasqyrë e dëshpërimit të opozitës sonë, e cila përveçse nuk ka kokë, ka mbi kurriz çështje madhore si ’21 janari’, ‘Gërdeci’ apo lidhjet ruse qysh në kohën kur bashkoi foton me partinë e Putinit në Këshillin e Europës kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Të gjitha këto janë fakte që kërkojnë drejtësi, jo teori kospiracioni dhe nuk ka teori konspiracioni që i varros sot në harresë. – ka shkruar kryeministri Edi Rama.

Edi Rama hetimi mc gonigal
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Serbia përballet me përhapjen e etheve afrikane të derrave, zgjerohet harta e vatrave të infeksionit

20:36 / July 19, 2026

Tragjedi në Guajanë, fundoset trageti me mbi 130 persona në bord; dhjetëra rezultojnë ende të zhdukur

20:28 / July 19, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.