Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Me çfarë mund t’i zëvendësoni ushqimet e dëmshme nga të cilat krijohet varësi

17:27 / December 16, 20204 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ushqime 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ushiqmet janë ndër pjesët më të rëndësishme të të gjithë ciklit jetësor.

E megjithatë duket sikur sa më shumë ato janë prezente në përditshmëri, aq më shumë rekomandohet kufizimi i tyre.

Këto pohime sado kontradiktore mund të duken, përvoja ka treguar se janë mëse të vërteta.

Disa ushqime konsiderohen të shëndetëshme, e disa të tjera jo, por problemi fillon kur këto ushqime fillojnë e krijojnë varësi tek organizmi.

Varësi të tilla shtojnë mundësinë për të qenë obezë apo për tu prekun nga një sërë sëmundjesh kronike e shumë serioze.

Në këtë artikull nga AgroËeb.org ju tregojmë se cilat janë ato dhe cilat duhet të zgjidhni për të mos u ndikuar aspak nga këto ushqime.

Çfarë është varësia ndaj ushqimit

Sipas ekspertëve të cilëve i’u referohet AgroËeb.org rreth 20% e njerëzve në botë kanë ndonjë lloj varësie nga ushqimi.

Kjo shifër është akoma më e lartë tek personat të cilët cilësohen si obezë.

Konsiderohet si një varësi shumë e rrezikshme e cila mund të shkaktojë një sërë problemesh në organizëm.

Funksionon njëjtë si çdo varësi tjetër nga alkooli apo duhani.

Lajmi i mirë është se jo çdo ushqim ka fuqinë të shkaktojë varësi, por vetëm disa të caktuar.

Ekspertët i rendisin për nga rëndësia dhe ndikimi ata më problematikët si dhe ushqimet që mund ti konsumoni të sigurt.

Si krijohet

Universiteti i Miçiganit hodhi dritë mbi këtë çështje duke studiuar rreth 518 persona.

Ku çdo person u ushqyer me një listë të caktuar prej 35 ushqimesh të ndara në dy grupe të mëdha.

Ato ishin ushqimet e përpunuara dhe ato natyralet.

Ekspërtët i matën këto ushqime në një shkallë nga 1 deri në 7, ku me numrin 7 vlerësoheshin personat të cilët kishin krijuar shumë varësi ndaj ushqimeve.

Në përfundim të studimit rreth 10% e pjesëmarrësve u diagnostikuan me varësi të plotë ndaj ushqimeve të caktuara.

Ndërsa 92% e pjesmarrësve patën varësi të pjesshme ndaj disa prej 35 ushqimeve të ofruara nga ekspertët.

Këto ushqime kanë aftësi të krijojnë varësi për shkak të disa hormoneve që çlirohen në organizëm kur i konsumoni.

Ndikojnë trurin, receptorët e shijes dhe një sërë funksionesh të tjera në organizëm, duke bërë që organizmi të kërkojë gjithnjë e më shumë nga këto ushqime.

Nëse i konsumoni shpesh trupi juaj do të fillojë të bëhet i varur ndaj substancave që ushqime të caktuara përmbajnë, duke bërë që ti konsumoni gjatë gjithë kohës.

Ushqimet që krijojnë varësi

Nga studimi i përmendur më sipër eskpërtët dolën në konkluzionin se njerëzit kanë tendëncë të krijojnë varësi vetëm ndaj një grupi ushqimesh, atyre të përpunuarave.

Ushqimet të cilat krijojnë më shumë varësi janë ato me shumë sheqer, yndyrë apo ushqimet që i përmbajnë të gjithë këta përbërës.

Lista e saktë që duhet evituar sipas ekspertëve të Universitetit të Miçiganit në SHBA të cilëve i’u referohet AgroËeb.org, është kjo:

Picat

Çokollata

Patatinat

Biskotat

Akullorja

Patatet e skuqura

Mishi i skuqur

Pijet energjike

Tortat

Djathi

Ushqimet e skuqura

Karamelet

Kokoshkat

Gjithashtu ekspertët shprehen se të gjitha ushqimet e proçesuara me shumë kripë, sheqer, yndyrna apo ato të konsërvuarat kanë shumë mundësi të krijojnë varësi për trupin.

Në këtë listë mund të shtoni çdo produkt që përmban konservatë apo ngjyrues të ndryshëm.

Ushqimet e sigurta për tu ngrënë

Ndër ushqimet më të sigurta për tu konsumuar pa asnjë problem e në çdo kohë sipas këtij studimi janë ato që renditen më poshtë:

Kastravecat

Karrota

Bishtajorët

Mollët

Orizi kaf

Brokoli

Bananet

Salmoni

Misrat

Drithrat

Gjoksi i pulës

Vezët

Arrorët

Në këtë listë mund të fusni çdo perim apo frut të stinës i cili ka origjinë natyrale.

Sa më pak të përpunuara të jenë ushqimet që konsumoni aq më i sigurt është organizmi juaj ndaj varësive të cilat çojnë deri në obezitet e sëmundje të tjera serioze./AgroËeb.org

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kapen 80 litra insekticide në Portin e Durrësit, ngarkesa nuk ishte e pajisur me dokumentacionin përkatës

18:20 / August 31, 2026

Veliaj i hoqi kompetencat, Anuela Ristani njofton largimin pas 11 vitesh nga Bashkia e Tiranës

17:39 / August 31, 2026

BE shtrëngon rregullat për ChatGPT, OpenAI, Roblox dhe Reddit përfshihen në regjimin më të rreptë të DSA-së

16:55 / August 31, 2026

SHBA rrit prodhimin e raketave, Pentagoni nënshkruan marrëveshje 7-vjeçare me kompanitë e mbrojtjes

16:18 / August 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.