Këngëtari Ylli Baka ka kujtuar një histori të çuditshme me fanse të çmendur.
Ai u shpreh se gjatë koncerteve ka raste që i kërkojnë foto dhe i ngjiten shumë, për të qenë sa më pranë tij.
“Kur bëj koncert vijnë dhe ngjiten aty me mua duke bërë foto. Bën një, bën dy, bën tre, bën katër e them çfarë po bën?! Një herë më hodhi dorën në qafë një dhe unë u rrëzova. I thashë a do ikësh, e më tha po çfarë ke se foto dua. Foto foto po u vrava unë i thash”, tha Ylli Baka.
