Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook X (Twitter) Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Me kalimin e moshës nisin vështirësitë me gjumin, ja përse

08:30 / November 3, 20192 Mins Read
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
merri cyr junebug weddings 12 07 2010 69
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Me kalimin e moshës njeriu e ka më të vështirë të flejë siç duhet. Por kjo nuk do të thotë se nevojat për gjumë ndryshojnë. Një nga sfidat e plakjes së shëndetshme është garantimi i orëve të mjaftueshme për gjumë.Të gjithë të rriturit kanë nevojë për të paktën 7 deri në 9 orë gjumë.

Si ndryshon gjumi tek të moshuarit.

Për arsye nga më të ndryshmet, të moshuarit kanë vështirësi në fjetje.

Atyre u nevojitet më shumë kohë t’i zërë gjumi, zgjohen tre deri në katër herë gjatë natës, urinojnë tepër, kanë tendencën të flenë herët në mbremje e të zgjohen po aq herët.

Përse të moshuarit flenë më pak?

Trupi ndryshon me plakjen dhe këto ndryshime prekin cilësinë dhe kohëzgjatjen e gjumit.Në këtë të fundit mund të luajnë rol shumë faktorë.

Hormonet

Truri i të moshuarve prodhon më pak melatoninë, që është hormoni i gjumit ndërkohë që hormoni i rritjes sekretohet në nivele më të ulëta.Ky hormon është arsyeja përse fëmijët flenë aq mirë.

Tek gratë mund të luajë rol edhe menopauza, simptomat e së cilës ndërhyjnë tek gjumi.

Sëmundjet kronike

Sëmundjet dhe simptomat e tyre ndikojnë direkt tek gjumi.Për shembull, artriti shkakton dhimbje që pengon ardhjen e gjumit.Diabeti mund të nxisë nevojën për të urinuar më shpesh gjatë natës.

Sëmundjet e zemrës mund të shkaktojnë zgjim të menjëhershëm gjatë natës për shkak të vështirësisë në frymëmarrje.Sëmundjet mendore që shoqërohen me ankth kanë tendencën që të ndërhyjnë tek cilësia e gjumit.

Ndryshimet në stilin e jetesës.
Të moshuarit kryejnë më pak aktivitet fizik dhe qëndrojnë më pak në diell.Drita e diellit është e nevojshme për prodhimin e melatoninës që rregullon ciklet e gjumit.Të moshuarit duhet të kalojnë të paktën 2 orë ekspozimi në diell.

Konsumi i alkolit, kafeinës dhe cigares shkakton kaos në cilësinë e gjumit dhe nuk duhen konsumuar të paktën 3 orë përpara fjetjes.Tek cilësia e gjumit ndërhyjnë edhe medikamentet siç janë ato të tensionit të gjakut, kundër depresionit, e të tjerë.

gjumi shendeti mendor
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Vaksinimi kundër HPV-së, mbi 13 mijë fëmijë të vaksinuar në Kosovë

19:44 / May 4, 2025

Rritet infertiliteti/ Droga, alkooli dhe obeziteti, shkaqet kryesore!

20:59 / April 23, 2025

Sa fajtor është alkooli për shkaktimin e kancerit?

20:15 / April 22, 2025

Kura natyrale për pastrimin e mëlçisë dhe organizmit në pesë ditë

20:19 / April 20, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.