Vjedhja e parave në banakun e një supermarketi është filmuar nga kamerat dhe pamjet janë publikuar në emision “Stop” në tv Klan.
Në pamje duket gruaja në momentin kur vjedh paratë, me një veprim gjakftohtë para shitëses.
Paratë ishin lënë mbi banakun e supermarketit nga një kamarier, i cili i kërkoi shitëses që t’i thyente paratë. Por, teksa mori lekët e thyera nga arkëtarja, klientja që ndodhej aty pranë u afrua dhe mori me gjakftohtësi lekët mbi banak përpara syve të shitëses.
Pasi bëri pagesën për produktet që kishte blerë, u largua. Vetëm pas kësaj, shitësja zbuloi se i mungonin paratë. Kur pa kamerat e sigurisë, zbuloi skemën që kishte ndodhur përpara syve të saj. /Marrë nga tvklan.al
