Kur ai u vendos prapa hekurave, askush se besoi se aq i ri dhe me një pamje fëminore, ishte një bandit brutal dhe i frikshëm.
Ai ishte kreu i një organizate kriminale që tregtonte lëndë narkotike, e po ashtu që terrorizonte banorët e komunitetit në Liverpul duke u vjedhur shuma të konsiderueshme parash.
Quhet Harry O’Brien, një adoleshent me çrregullime të tipit ADHD dhe tepër aktiv,
Ai u bë i njohur s për policinë në moshën 12-vjeçare kur u arrestua dhe u dërgua në një qendër rehabilitimi për të mitur, pasi u kap duke shitur kanabis. Po ashtu, në atë kohë atij iu gjet hdhe një thikë.
Me shpresën se ai do qëndronte larg trazirave, ai u lirua në 2020, por fatkeqësisht aty rruga e tij mori të tatëpjetën. Që prej atij momenti ai ngriti ‘mbretërinë’ e tij kriminale, duke punësuar persona shumë më të mëdhenj për të tregtuar lëndë narkotike dhe për të kryer aktivitete të tjera kriminale.
O’Brien po bënte fitime të konsiderueshme nga tregtia e tij e drogës. Ai kishte një ndikim tepër të madh dhe në komunitet, ku shumë të moshuar ishin të gatshëm të ruanin dhe mbronin aktivitetin e tij të paligjshëm për shkak të frikës.
Pas një hetimi disa mujor, autoritetet arritën ta vendosnin atë pas hekurave, ndërsa Gjykata e dënoi me 9 vite e 8 muaj burg duke e shpallur fajtor si kreun e një organizate kriminale që kishte për aktivitet tregtimin e lëndëve narkotike, vrasjet, terrorizimin dhe grabitjet. Dhe vitet ikin shpejt. Ai sërish do jetë i lirë.