Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka qenë i pranishëm sot në seancën dëgjimore në komisioni ne medias ku nuk kanë munguar as debatet e batutat.
Deputetja e LSI-së Kejdi mehmetaj ka ndërhyrë gjatë raportimit të ministrit lidhur me ndërhyrjen e policisë në universitete. Por Lleshaj nuk e ka lënë deputeten e re të përfundojë fjalën. “Me ty do flas kur të mbaroni universitetin”, i është përgjigjur ministri.
“Do ta shohim edhe këtë, nuk intimidoni dot njeri ju, ju pasqyroni sjelljen e atyre policëve atje”, i është kundërpërgjigjur Mehmetaj.
Pyetjes së kryetares së Komisionit, Albana Vokshi nëse policia ka ndëhrye Lleshaj tha se vetmë në një rast kur mori kërkesë me shkrim të ardhur nga drejtuesit e universitetit.
