Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Media është skandaloze dhe s’ka diskutim”, Marin Mema debaton me Ramën: Secili të pranojë fajin e tij në këtë histori

17:08 / December 1, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rama dhe marnii
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gazetari Marin Mema ka replikuar me kryeministrin Edi Rama në lidhje me akuzat që i janë bërë medias në ditët e fundit. Në tryezën e Komitetit Kombëtar të Rindërtimit, Mema i është kthyer Ramës dhe të pranishmëve të tjerë duke thënë se të gjithë të mbajnë përgjegjësitë e tyre dhe të mos gjejnë fajin tek mediat.

Rama: Mediat po bëjnë një hata. Po e fusin goditjen e njerëzve në një rrugë pa krye. Thonë sikur të gjitha godinat po bien dhe vazhdojnë. Shkalla e rrezikut është e kontrollueshme. Pjesa dërrmuese në Tiranë dhe Durrës janë në rregull.

Marin Mema: Media nuk është macja e zezë e kësaj historie. Po e kërkojmë fajin tek media. Media nuk është skandaloze, apo të etiketohet me përkufizime të tjera që më duken absurde, siç do sektor tjetër ka problem, por nuk do të thotë që ta anatemojmë. Nuk është për të sjellë zërin e qeverisë, por zërin e qytetarëve. Para se t’i vëmë fajin medias secili duhet të shikoj fajin e tij në këtë histori.

Rama: Pak më tolerant me mendime e të tjerëve. Media është skandaloze dhe nuk ka diskutim. Këtu bëhet fjalë për një popull të tmerruar dhe ka një mijë mënyra dhe kënde për ta vënë kamerën dhe nëse ke sensibilitetin e momentin, është që njerëzit duhet ë fillojnë të marrin frymë.

Mos u shqetëso për kategorinë se kategoria jote do të mbijetojë pavarësisht se çfarë them unë, por është skandaloze e përsëris. Sigurisht nuk janë të gjithë njësoj. Në këtë fazë në këto ditë, media është skandaloze, kriminale sepse këtu bëhet fjalë për ekuilibra psikologjikë të njerëzve. Kanë ikur njerëz me mijëra nga Tirane Durrësi, pse kanë ikur?

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pema 8 metra bllokonte kolektorin e ujërave të zeza në Kashar, Rama: Kolektori është çliruar

15:12 / August 9, 2026

Kruja nuk shpëton nga flakët, riaktivizohet një tjetër vatër zjarri. Një biznes i zonës rrezikohet

14:55 / August 9, 2026

“Shtrihu në tokë!”/ Momenti i arrestimit të 20 vjeçarit në Korçë, shkoi në banesë për të marrë para

13:41 / August 9, 2026

Kriset raporti mes Butrint Imerit dhe aktores turke Su Burcu? Detaji që ngriti dyshimet

13:19 / August 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.