Arben Kraja, kreu i SPAK në një konferencë online për shtyp me kreun e antimafias Italiane Federico de Raho ka dhënë detaje lidhur me megaoperacionin me 37 të arrestuar dhe sekuestrimin e një sasie të konsiderushme droge.
Kreu i SPAK tha se ka shkuar personalisht në shkurt në Itali për të firmosur marrëveshjen e bashkëpunimit dhe për të vijuar më pas me operacionin e finalizuar mengjesin e kësaj të marte.
Lexo edhe- Megaoperacioni Itali-Shqipëri, 280 policë shqiptarë përqendrohen në Tiranë dhe Vlorë
“Kam firmosur marrëveshje të veçantë bashkëpunimi më 7 shkurt. Shkova personalisht në Romë. Ideja e takimit të parë ishte se duhet të jemi konkretë dhe them se sot jemi totalisht konkretë për operacionin që kemi realizuar. Kemi shfaqur gatishmërinë tonë, përgjigjia më efektive që mund të jepnim është kjo. Falenderojmë Eurojust për mbështetjen që na dha. Operacioni ishte i sukseshëm, u realizua në të njëjtën kohë dhe në mënyrë perfekte. S’jemi kufizuar vetëm në identifikim dhe arrestim, por kemi ngritur akuzë për pastrim të produkteve penale dhe kemi sekestruar një vlerë të madhe të produkteve të penale. Jemi të vendosur se edhe ekipet e tjera që kemi do të vazhdojnë me të njëjtin ritëm dhe seriozitet. Ajo që të vazhdojmë të bëjmë është se do të hetojmë deri në fund përgjegjësinë e autoriteteve që kanë lejuar trafikun.”,-tha Kraja.
