Në episodin më të fundit të dokumentarit “Harry & Meghan”, Meghan Markle është prekur.
Me lot në sy, ajo tha se ka punuar shumë derisa i është përshtatur familjes mbretërore.
“Unë u përpoqa shumë”, ka thënë ndër të tjera ajo.
“Ishte hera e parë që ndjeva sikur dikush e pa sakrificën, jo për vendin tim, për këtë vend”, tha Markle për një burrë i cili kishte hequr kapelën duke treguar respekt teksa ajo largohej me avion.
Kujtojmë se Meghan dhe Harry dhanë dorëheqjen zyrtarisht nga të gjitha detyrat e tyre mbretërore vetëm pak përpara se të lindte vajza e tyre .