Eksperti i Arsimit Ndriçim Mehmeti ngriti shqetësimin për regjistrimin e ulët të nxënësve në degët si Matematika, Kimia apo Fizika.
“Këtu po mbyllen degët me kohë, janë mbyllur degët Histori-Gjeografi. Këtu nuk ka mësues që ke detyrim kushtetues që do të thotë mësuesit e arsimit fillor dhe 9-vjeçar që e ke detyrim kushtetues. Çfarë duhet bërë? Është vonë, sepse ne nuk kemi një diskutim kombëtar për arsimin diskutimi nuk bëhet duke ndërruar ministra çdo dy vite të cilët nuk kanë asnjë ecuri”, tha Mehmeti teksa ishte i ftuar në emisionin “Epiqendër” në Ora News.