Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Menaxheri i hotelit ku qëndronin kontrollorët: Furgonat prisnin jashtë për të marrë urdhrin, nuk pati rezistencë

11:10 / April 8, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
MENAXHERI I HOTELIT KU PO QENDROJNE KONTROLORET 768x402 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Menaxheri i hotelit ku qëndruan kontrollorët e Albcontrol, ka treguar detaje nga shoqërimi i tyre në polici.

Në një intervistë për ‘News24’ Dashi Shehu tha se policia kishte mbërritur jashtë hotelit rreth orës 22:00, ndërsa priste një urdhër për shoqërimin e tyre.

Sipas tij, kontrollorët janë shoqëruar në polici rreth orës 23:30, ndërsa theksoi se nuk bënë rezistencë.

Kujtojmë se në polici u shoqëruan 26 kontrollorë, ndërsa 3 prej tyre qëndrojnë aktualisht në komisariat.

INTERVISTA
Si ka qenë situata?

Rreth 25 dhoma ishin prenotuar. Disa prej tyre kishin marrë dhoma, disa ishin tek bari. Rreth orës 23:00 erdhi policia dhe i mori.

Ata kishin marrë dhoma pas orës 20:00?
Ata kishin prenotuar dhoma, pasi nuk kishin ku rrinin

Rreth çfare ore erdhën policët?
Rreth orës 22:00 kishte ardhur policia. Furgonat po prisnin jashtë që të merrnin urdhër.

A kanë paguar kontrollorët?
Ne i kemi faturuar, por shpresojmë që pagesën ta bëjnë sot.

Po pjesëtarë të stafit tuaj u shoqëruan?
U morën dhe dy pjesëtarë të stafit për sqarime të mëtejshme. Pas 2-3 orësh u lanë të lirë.

Keni pasur kontakte me policinë?
Policia këtu u shfaq rreth orës 22:00 të darkës, po monitoronin kontrollorët dhe më pas bënë thirrjen dhe i shoqëruan. Policia në dhoma nuk u futën. Kontrollorët i thirrën përmes telefonit. Pak a shumë ata ishin përgatitur se diçka mund të ndodhte.

Ka pasur tensione gjatë shoqërimit?
Situata ishte e qetë. Ata kishin dhe avokatin aty gjatë kohës dhe kur ikën në komisariat.

A janë marrë pamjet nga kamerat e sigurisë nga ana e policisë?
Pamjet nuk na janë kërkuar. Por jemi në dispozicion.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident tragjik në Francë/ Autobusi me nxënës përplaset me pemën, raportohet për viktima

11:28 / November 6, 2026

Goditet grupi që shiste drogë pranë shkollave në Fier, 4 në pranga dhe një në kërkim

09:37 / November 6, 2026

Tragjedia në Elbasan, inxhinieri kërkon ndalimin e bombolave të gazit në pallate

19:38 / November 5, 2026

E zuri shtylla poshtë, humb jetën elektricisti në Dibër

13:59 / November 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.