Guardia di Finanza e Italisë ka sekuestruar në La Spezia dhe Genova një sasi prej 333 kg kokainë që ishin në brendësi të një kontejneri që vinte nga Brazili.
Sipas mediave italiane katër persona janë arrestuar, një kroat, një italian, një brazilian dhe një shqiptar. Ata ishin në tentativë për të marrë drogën. Hetimet për të gjetur drogën nisën pasi Guardia Di Finanza e La Spezia kishte bërë një analizë të kujdesshme të riskut ndaj mallrave që vinin nga vende të tilla si Brazili, të cilat i nënshtrohen një kontrolli të rreptë të kontejnerëve që transportonin me arka druri pllaka mermeri.
Oficerët doganore gjetën në disa paleta të fshehura rreth 300 pako, me një total prej 333 kg kokainë me një vlerë prej 100 milionë eurosh.
Për të arritur tek poseduesit, ngarkesa e mbyllur u monitorua deri në destinacion, që ishte një magazinë në Massa Carrara ku u arrestuan dhe katër personat.
