TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

Rihanna fotografohet për herë të parë pasi solli në jetë djalin

23:59 / May 20, 2022

Stanley Johnson, babai i kryeministrit britanik bëhet francez për të mbajtur lidhjen me BE-në pas Brexit

23:53 / May 20, 2022

Rikthehet Tuna!

23:48 / May 20, 2022

Zelensky: “Ne duhet të luftojmë derisa të pastrojmë tokën tonë nga pushtuesit dhe të garantojmë sigurinë e Ukrainës”

23:42 / May 20, 2022

Donaldi dhe Semi flasin për zërat se pëlqehen, si u pajtuan dhe i dedikojnë këngë Borës

23:38 / May 20, 2022
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Politikë

Mero Baze: “Foltorja” e Sali Berishës, poli më i inkriminuar i politikës shqiptare 

19:55 / April 24, 20223 Min Lexim
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Nga Mero Baze

Një nga tendencat më të dukshme të partisë që po grupohet rreth Sali Berishës është aftësia thithëse që ajo ka për njerëz të inkriminuar. Çdo kush që ka problem me ligjin, çdo kush që ka një të shkuar kriminale, çdo kush me probleme që pret të përballet me drejtësinë, qofshin për arsye kriminale, korruptive apo lidhje me grupe kriminale, shikon tek Sali Berisha një zgjidhje për të ardhmen e tij në politikë. 

Është kjo arsyeja e parë dhe më e rëndësishme përse LSI ndjehet me Sali Berishën si në shtëpinë e vet. Kjo, jo vetëm për shkak të Ilir Metës që ka të njëjtin profil si Sali Berisha, por dhe për shkak të garancisë që ata kanë se ajo parti do të jetë partia që do t’i rezistojë drejtësisë dhe ndëshkimit në këtë vend. 

Argument për këtë kanë rezistencën e Sali Berishës kundër ndëshkimit të përjetshëm që i ka bërë SHBA. Edhe pse ai është ndëshkuar përjetësisht, edhe pse po i përsëritet çdo ditë nga SHBA se ai duhet të paguajë pasi është një person që ka minuar demokracinë dhe është përfshirë në korrupsion domethënës familjarisht, rezistenca e Sali Berishës dhe inkurajimi i gjithë të ngjashmëve të vet, është mbresëlënës për këtë kategori. 

Në së paku tre bashki këta elementë ishin të gjithë në këmbë, përfshi dhe njerëz që u mobilizuan nga burgjet për të. Dhe të mendosh që gjithë këtë mobilizim e kishin jo për të fituar pushtetin, por për të kapur opozitën. 

Zgjedhjet që po zhvillohen në mënyrë të njëanshme dhe duke bërë kujdes të mos ketë as garë as rregulla brenda partisë, e forcojnë më tej këtë bindje. Në çdo rreth zgjidhet ose dikush që ka një problem me ligjin, ose dikush prej tyre përdoret si krah force për të zhdukur rivalin e atyre që ata duan të mbështesin.

Kjo po e kthen “Foltoren” e Sali Berishës si poli më i inkriminuar i politikës shqiptare, pasi është i vetmi pol shprese për çdo të inkriminuar në këtë vend për të rezistuar ndaj drejtësisë. Frymëzimi që Sali Berisha u jep si “qëndrestar” kundër SHBA, është për ta një ideologji e re dhe një siguri më shumë se ata ose do rezistojnë të gjithë bashkë ose do ta humbasin këtë betejë. 

Kjo e bën ndarjen e PD prej tij një domosdoshmëri. Dhe nëse nuk ja del të ndahet një fatalitet, që do ta varrosë përgjithmonë. 

Berisha inkriminim Mero Baze
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Rudina Hajdari flet për herë të parë për fisin Haklaj: S’i kam rastisur kurrë

23:28 / May 20, 2022

Çmimi i marrëzisë!

21:23 / May 20, 2022

19 maji i dytë evropian i Sali Berishës

21:06 / May 20, 2022

PPE refuzon Berishën/ Spiropali ironizon: Saliu vijon shkulmon nga prapa diellit, po të gjallët pse e ndjekin

20:59 / May 20, 2022
Shto koment

Lini një koment Cancel Reply

Kryesoret

Nuredin Dumani tregon grabitjen me dhunë të kambistit: Gjithmonë organizoheshim 4 veta

22:56 / May 20, 2022

SHBA do të mbajë 100,000 trupa në Europë në rast rreziku të kërcënimit rus

22:26 / May 20, 2022

Dumani rrëfen grabitjen e ndodhur 5 vite më parë: Tek “Pilafi” mora një Porsche Cayenne, në banesë u futëm me kallashnikov

22:04 / May 20, 2022

Çfarë po ndodh në Fier, Policia “në këmbë”, kontrolle blic për…

21:59 / May 20, 2022
Te fundit

Rihanna fotografohet për herë të parë pasi solli në jetë djalin

23:59 / May 20, 2022

Stanley Johnson, babai i kryeministrit britanik bëhet francez për të mbajtur lidhjen me BE-në pas Brexit

23:53 / May 20, 2022

Rikthehet Tuna!

23:48 / May 20, 2022

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

Marketing
Tirana News
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2022 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.