Fatmirësisht pa pasoja fatale aksidenti i sotëm i mjetit ku udhëtonin personazhe të njohur shqiptarë rmal Mamaqi, Inva Mula, Hetem Ramadani, Mirela Sula eetj.
Furgoni me të cilin ata po udhëtonin drejt Tropojës ka marrë flakë rrugës dhe pamjet e publikuara janë vërtetë të frikshme.
“Kjo është makina me të cilin ne ishim nisur për të shkuar në Tropojë dhe Zoti donte që në te shpëtonim, të jemi gjallë. Ermal falë teje jemi gjallë. Imagjino të ishim akoma aty brenda çfarë do ndodhte, ne duhet të jetojmë akoma. Po mos të kishim qenë rob zoti s’do shpëtonim, falë energjisë së mirë. Ua iku furgoni, u zhduk fare. Inva na shpëtoi jetën sot. Ajo na tha të dilnim nga furgoni. Falë teje jemi gjallë. Duhet të ndalojmë zjarrin, se mund të shpërndahet zjarri.”, shkruan Mirela Sula.
Ermali edhe ne nje situate te tille nuk i le batutat, teksa degjohet te thote: Ku e gjeti edhe sot qe kisha bere thonjte…
