Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

Merret vendimi, Superliga ndryshon strukturë! Sezonin e arshëm 3 faza, preket edhe Kategoria e Parë

20:36 / June 23, 20264 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
fshf
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Komiteti Ekzekutiv në FSHF ka vendosur të ndryshojë skemën e Superligës për sezonin e ardhshëm. Nuk do të jetë me 36 javë të rregullta dhe ‘final-four’ në fund, por duke nisur nga sezoni 2026-2027 do të jenë 3 faza dhe 27 ndeshje për secilën skuadër. Pas përgjysmimit të pikëve 6 të parat do të bëjnë ‘play-off’ për titullin dhe 4 të tjerat ‘play-out’. Skuadra e renditur e fundit bie direkt në Kategorinë e Parë, ndërsa skuadra që renditen e 9 do të bëjë ‘play-off’ për qëndrimin.

Në sezonin 2027-2028 Superliga do të ketë 12 ekipe. 3 do të vijnë nga kategoria e parë, ndërsa një do të vendoset në ‘play-off’ mes Kategorisë së Parë dhe Superligës.

VENDIMI I PLOTË I FSHF

Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së zhvilloi këtë të martë mbledhjen e radhës në “Shtëpinë e Futbollit”. Agjenda e mbledhjes përfshinte një sërë çështjesh të rëndësishme që lidhen drejtpërdrejt me zhvillimin e futbollit shqiptar, duke nisur nga ndryshimet në rregulloret e garave dhe formatet e kampionateve, deri te projektet infrastrukturore.

Një nga vendimet më të rëndësishme të miratuara në mbledhjen e sotme ishte ndryshimi i formatit të kampionatit “Superliga”, që do të hyjë në fuqi duke filluar nga sezoni 2026/2027, me qëllim rritjen e konkurrueshmërisë së kampionateve, ruajtjen e interesit sportiv gjatë gjithë sezonit dhe përmirësimin e përgatitjes së klubeve shqiptare për pjesëmarrjen në kompeticionet europiane

Nga sezoni 2026/2027, kampionati nuk do të zhvillohet më me katër faza të rregullta, 36 javë garë dhe fazën “Final 4”. Formati i ri parashikon zhvillimin e tre fazave të rregullta, me gjithsej 27 javë.

Pas përfundimit të tyre, skuadrat do të ndahen në dy grupe, bazuar në renditjen përfundimtare. Pikët e grumbulluara gjatë fazës së rregullt do të përgjysmohen përpara nisjes së fazave play-off dhe play-out.

Gjashtë skuadrat e renditura në vendet e para do të kualifikohen në fazën play-off, ku do të zhvillojnë ndeshje me sistem vajtje-ardhje, me një total prej 10 javësh garë. Skuadra që renditet në vendin e parë në përfundim të kësaj faze do të shpallet kampione e edicionit 2026/2027.

Katër skuadrat e renditura në vendet e fundit (nga vendi i 7-të deri në vendin e 10-të) do të marrin pjesë në fazën play-out, ku do të luajnë gjithashtu me sistem vajtje-ardhje-vajtje, në një total prej 9 javësh garë.

Skuadra e renditur në vendin e fundit në përfundim të fazës play-out do të bjerë automatikisht në Kategorinë e Parë. Dy vendet e para të Kategorisë së Parë në përfundim të këtij sezoni ngjiten automatikisht në “Superligë”.

Ekipet e renditura në vendet e 3, 4, 5 dhe 6 të Kategorisë së Parë në fazën play-off do të zhvillojnë ndeshje sipas skemës 3 vs 6 dhe 4 vs 5. Fituesit e këtyre dy çifteve do të përballen në një finale dhe fituesi i kësaj finaleje do të ngjitet në kampionatin “Superliga” në sezonin e ardhshëm.

Ndërsa skuadra tjetër finaliste do të zhvillojë një finale me skuadrën e renditur e parafundit në fazën play-out të “Superligës”. Fituesja e këtij dueli do të sigurojë pjesëmarrjen në “Superligë”.

Ndërkohë, duke filluar nga sezoni 2027/2028, kampionati “Superliga” do të zgjerohet nga 10 në 12 skuadra. Sipas formatit të ri, kampionati do të zhvillohet në dy faza të rregullta, me gjithsej 22 javë garë.

Pas përfundimit të tyre, skuadrat do të ndahen në dy grupe sipas renditjes përfundimtare pas 22 javësh. Pikët e grumbulluara gjatë fazës së rregullt do të përgjysmohen përpara nisjes së fazave play-off dhe play-out.

Gjashtë skuadrat e para do të garojnë në fazën play-off, ku do të zhvillojnë ndeshje me sistem vajtje-ardhje, në total 10 javë garë. Skuadra e renditur në vendin e parë do të shpallet kampione e edicionit 2027/2028.

Po ashtu, gjashtë skuadrat e renditura në gjysmën e poshtme të tabelës do të zhvillojnë fazën play-out, me sistem vajtje-ardhje dhe 10 javë garë. Dy skuadrat e renditura në dy vendet e fundit do të bien automatikisht në Kategorinë e Parë për sezonin pasardhës.

Skuadra e renditur e treta e parafundit do të luajë ndeshjen e play-off-it për qëndrimin në kategori ndaj fituesit të fazës play-off të Kategorisë së Parë (luhet mes skuadrave të renditura në vendet 3-4-5-6).

3 faza sezonin strukture superliga vendimi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

FSHF reagon ashpër pas incidenteve në ndeshjen Elbasani-Vllaznia: Disiplina nuk pyet për emër

13:40 / August 30, 2026

Lionel Messi “si vera”, shënon tre gola, Inter Miami fiton 7-1 kundër Montreal

11:26 / August 30, 2026

Zyrtare/ Kristjan Asllani lë Interin dhe transferohet në Emirate, shqiptari prezantohet te Al Jazira me fanellën “23”

16:13 / August 29, 2026

Chelsea përgatitet për lamtumirën e Enzo Fernandez, Blutë bëjnë gati paratë për zëvendësuesin e argjentinasit

18:54 / August 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.