Besimtarët katolikë festojnë Pashkët, e në urimin e tij për besimtarët, Arqipeshkëv i Metropolit Shkodër-Pult, Angelo Massafra ka dhënë një mesazh të fortë.
“Eshtë e vërtetë, jetojmë një moment të vështirë, të gjithë e ndiejnë vështirësinë për të jetuar që, ndonjëherë, i ngjan një lufte për mbijetesë. Le të mos skurajohemi: të shikojmë gjithka që kemi bërë në këto vite,të vlersojmë ecjen që kemi bërë deri tani me shumë sakrifica”- tha ai ne mesazhin per kete dite te shenuar.
Jezusi na shpëtoftë dhe e liroftë Shqipërinë tonë prej padrejtësive vijon më tej mesazhi i Massafra. “Jezusi, na shpëtoftë dhe e liroftë Shqipërinë tonë prej padrejtësive, prej mendjemadhësisë, prej etjes për pushtet dhe zotërim, pasi këto gjëra shkaktojnë urrejtje, hakmarrje dhe vrasje. Ai na dhaftë guximin e nevojshëm për të fituar mbi çdo formë egoizmi, forcën për t’u angazhuar për të mirën e përbashkët në krijimin e një shoqërie më të drejtë dhe më të vëmendshme ndaj nevojave të më nevojtarëve dhe na dhaftë gëzimin e brendshëm e të thellë për të qenë qytetarë aktivë, të ndershëm dhe guximshëm për rindërtimin shpirtëror, moral, kulturol dhe ekonomik të Atdheut tonë të dashur”, u shpreh ai.