Pas një ndarje me Dritëroin që e ktheu në hije që kishte humbur dritën, e cilëson kryeministri Edi Rama këtë dy vjeçar të Sadijes pa shkrimtarin e madh. Në një mesazh të ndjerë në Facebook ai thotë se Sadia ishte hija, shoqja, e dashura e gruaja e Dritëroit.
“Sadie Agolli ishte hija, shoqja, e dashura, gruaja e Dritëroit dhe kur ai iku, ishte pak si për të shkuar përpara për të parë banesën tjetër, ku Sadia i është bashkuar tanimë pas një ndarjeje që e ktheu në hije që kishte humbur dritën. Lamtumirë Sadie!”, shkruan Rama.
