Lionel Mesi është një nga emrat me legjendarë të historisë së futbollit. Mes qindra vlerësimeve të aspektit profesional, në repertorin e tij tashmë është shtuar dhe një tjetër në aspektin personal.
Provinca San Severino Marke, me një popullsi prej 13000 banorësh, e lokalizuar në jugperëndim te Ankonës në Itali, ka vendosur të dekorojë “Pleshtin” me titullin “Qytetar nderi”.
Ky vlerësim për Lionel Mesin nuk është rastësor, pasi lidhet me vetë origjinën e tij. Stërgjyshi i yllit argjentinas, Anxhelo Mesi, emigroi nga Italia ne vitin 1883.
Mbetet për tu parë nëse kjo lidhje trashëgimore mes Mesit dhe Italisë, do të reflektohet edhe në botën e futbollit, me një transferim të yllit argjentinas në Serinë A italiane nëse ai venedos të braktisë PSG-në në fund të këtij sezoni.