Deputetja e PDIU-së Mesila Doda ka kërkuar 30 minuta pushim në emër të partisë së saj për shkak të mungesës së Kryeministrit Rama në Kuvend. Doda u shpreh se opozita ka bërë punën e saj dhe në debat ata, po kërkojnë që Rama të jetë pjesë e tij.
“Faleminderit zonja kryetare e Kuvendit, bësoj se është jo vetëm në nderin e këtij Kuvendi, por është për të gjithë ne. Programi i qeverisë nuk është shpërndarë më herët dhe nuk kemi psur më shumë se 24 orë kohë. Por Opozita ka bërë punën e saj, e vetmja gjë që kemi kërkuar është që kryeministri të jetë prezent në kohën e debatit. Pikërisht për këtë arsye kërkoj 30 minuta pushim në emër të PDIU-së,” tha Dode .