Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Mësoni 9 shenjat që tregojnë se ai do të martohet me ju

11:05 / July 10, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
why men fall in love
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Martesa është një hap mjaft i rëndësishëm dhe i vështirë në ditët tona dhe të marrësh një vendim të tillë nuk është aspak e lehtë. Nuk ka rëndësi se sa gjatë je në një lidhje, ka disa shenja që të kuptosh se ai brenda një viti është i gatshëm të martohet me ty.
Ja 9 shenja që e tregojnë:

  1. Ai të kushton vëmendje
    Ndërsa shumë vajza përpiqen që të heqin vëmendjen e partnerit të tyre nga vajza të tjera, partneri yt nuk e ka mendjen tek askush përveç teje. Nuk të bën kurrë të ndihesh në siklet, të të vijë zor apo të bëhesh xheloze.
  2. Ai bën të pamundurën të të bëjë të lumtur
    Kudo që të jetë dhe çfarëdo që të jetë duke bërë, e bën për ty. Gjithçka që dëshiron është të të bëjë ty të lumtur. Kur ti ndihesh keq, ndihet keq edhe ai, kur vuan ti, vuan edhe ai, kur kënaqesh ti, kënaqet edhe ai. Ai nuk ka frikë asnjëherë nga problemet që mund të lindin në një marrëdhënie dhe është gjithmonë i gatshëm për të dhënë zgjidhje.
  3. Beson tek ti
    Nëse je e bindur se të beson gjithçka dhe nuk fsheh asnjë sekret, do të thotë që është gati të bëjë një hap tjetër. Një martesë e suksesshme është e bazuar në respekt dhe besim, kështu që gjasat janë që dashuria juaj do të zgjatë gjithë jetën.
  4. Ka dëshirë të jetojë me ty
    Nëse ai të kërkon të jetoni bashkë, nuk do të thotë se po kërkon të kalojë natën me një femër, të ndajë qiranë apo të kursejë paratë. Kjo është një shenjë që ai ka diçka serioze dhe po kërkon më shumë se sa një natë pasionante në krevat.
  5. Gjen gjithmonë kohë për të të parë
    Nuk ka rëndësi se sa i zënë është – e gjen gjithmonë kohën të të vizitojë. Ai e vlerëson shumë kohën që ndani bashkë dhe nuk do ta zëvendësonte këtë me asgjë tjetër në botë. Shkurt, e ndjen shumë mungesën tënde në çdo orë të ditës dhe mezi pret të të takojë.
  6. Të bën edhe ty pjesë të jetës sociale
    Je në çdo aktivitet të organizuar ku është edhe ai, në një party të punës së tij apo çdo lloj eventi tjetër, ai gjithmonë të fton për t’u kënaqur së bashku. Nëse je pjesë e jetës së tij sociale, me siguri do të jesh pjesë edhe e çdo dite të tijën deri në fund të jetës. Ji e sigurt.
  7. Dëshiron të jetë gjithmonë me ty
    Nëse partneri dëshiron të shpenzojë ditë, natë, pushime dhe çdo aktivitet tjetër vetëm me ty, atëherë je me fat. Ka edhe nga ata që thonë se “duhet pak hapësirë me nesh”, si të duket kjo?
  8. Ka plane për të ardhmen
    I shmang ai zakonisht bisedat për të ardhmen? Nxehet zakonisht sa herë lind biseda për dasmën dhe fëmijët? Nëse ky nuk është partneri yt dhe nëse atij i pëlqen të flasë për të ardhmen dhe bën plane për ju të dy, besoje, ai është gati të martohet brenda një viti.
  9. Të pranon siç je
    Ti je unike në mënyrën se si të shikon ai. Ai nuk kërkon të ndryshojë asgjë tek ti. Nëse të pranon dhe tëdashuron ashtu siç je, është ndoshta shenja më e mirë që tregon se brenda një vit ai do të bëhet bashkëshorti yt.
    Nëse partneri i bën të gjitha pikat e lartpërmendura atëherë me siguri lidhja ka marrë drejtimin e duhur dhe propozimi nuk do vonojë.
9 shenjat Me ju mesoni
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.