Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

Messi thyen rekordin e Pele, fitojnë Argjentina dhe Brazili

23:43 / September 10, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
messi 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Argjentina dhe Brazili u rikthyen në aksion në orët e para të ditës së premte pas skenave të turpshme që prodhuan mes tyre, për raundin e 9 të eliminatoreve të Botërorit Katar 2022 në grupin e Amerikës së Jugut. Fitore të lehta për dy kombëtaret që bëjnë ligjin në Amerikën Latine. Vëmendjen më të madhe e mori sfida mes Argjentinës dhe Bolivisë, ndeshje që u fitua 3-0 nga La Selecion, me Lionel Messin që realizoi një tregolësh.

Falë kësaj triplete ylli argjentinas theu rekordin e legjendës braziliane Pele duke u bërë futbollisti që ka shënuar më shumë në kontinent në rang kombëtaresh me Messin që kapi kuotën e 79 golave me Argjentinën ndërsa Pele me Brazilin është ndalur në kuotën e 77 finalizimeve, i treti për momentin është Neymar që ka shënuar 69 gola me Seleçaon. Në praninë e 25 mijë shikuesve në Buenos Aires në Estadio Antonio Vespucio Liberti i hapur për herë të parë për tifozët që pas fillimit të pandemisë COVID-19, Messi shënoi një gol në pjesën e parë dhe dy të tjerë në pjesën e dytë ndërkohë që në fraksionin e parë Argjentinës iu anulua edhe një gol i shënuar nga Lautaro Martinez.

Me këtë fitore La Selecion ruajti vendin e dytë në grupin e Amerikës së Jugut me 18 pikë, 3 më shumë se Uruguai i vendit të 3-të. Me dy gola në pjesën e parë nga Everton Ribeiro dhe Neymar, Brazili bëri detyrën përballë Perusë duke triumfuar 2-0 dhe duke vijuar ecurinë perfekte në këto eliminatore me 8 fitore në 8 takime. Të thjeshtë e pati edhe Kolumbia përballë Kilit me Los Cafeteros që fituan me shifrat 3-1. Në pjesën e parë kolumbianët realizuan dy herë me sulmuesin e Gremios Miguel Borja.

Kili u përpoq të rikthehej në ndeshje në fraksionin e dytë me golin e Menezes në minutën e 56-të por Luis Diaz mbylli llogaritë e takimit me një tjetër gol për vendasit çerek-ore para fundit. Një gol në minutën e 92-të i Gaston Pereiros dha një fitore të çmuar Uruguait në sfidën direkte për vendin e 3-të ndaj Ekuadorit, ndërkohë që Paraguai triumfoi me shifrat 2-1 ndaj Venezuelës për të kompeltuar “manitën” e fitoreve të skuadrave vendase.

Messi pele rekordin
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Myrto Uzuni shkruan historinë në SHBA, sulmuesi shqiptar fiton çmimin e golashënuesit më të mirë

21:38 / October 15, 2026

Rikthehet Champions-i/ Sonte Galatasaray-Barcelona e Atletico-United! Në fushë Interi e Napoli për 3 pikët e para

10:37 / October 13, 2026

Lamtumira e Leo Messit kthehet në konflikt, Argjentina do braktisë stadiumin Monumental

16:21 / October 10, 2026

Messi i jep lamtumirën Argjentinës, Ronaldo e surprizon me një mesazh: Respekt për ato që ke arritur, të përqafoj

22:01 / October 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.