Përgjigja negative e Kongresit të Partive Socialiste Europiane pas kërkesës së Ilir Metës për marrë pjesë në këtë event të të majtës ka ngjallur debat mes gazetarëve Rakipllari e Minxhozi.
Robert Rakipllari: Partia e Lirisë tha se nuk ishte e interesuar të ishte. Nëse Meta ka kërkuar të shkojë dhe është refuzuar, kjo është re rëndë pastaj. Fakti është ky. Identiteti dhe ideologjia e PL sot është i paqartë, është e majtë apo e paqartë. Edhe një lobim i PS për një sulm ndaj Metës është i qarrtë. Sa u bë kryetar i PL, dolën dosjes. Kemi një shqetësim të maxhorancës për rikthimin e Metës në politikë, shqetësim më duket. Nëse Meta nuk ka kërkuar të ishte atje, domethënë është e lobuar.
Skënder Minxhozi: Do e konsideroja më të rëndë nëse nuk kishte interes nga PL. Ky do ishte qëndrim i mirëfilltë. Ky është një mesazh që ka një vlerë të caktuar. Këtu ka humbur cdo lloj kuptimi, ajo ndasi politike. Është një ndarje që do ishte e shëndetshme në cdo lloj vendi demokratik në botë. Te ne ka ndodhur dicka tjetër. Mas 2005, kur kanë qenë zgjedhjet e fundit me dy rreshtime të qarta, ka ndodhur një lloj miksimi i pashëndetshëm i palëve politike, që kanë lënë programet, qëndrimet vizionet dhe janë vënë pas intereseva, tenderëve, posteve. Ndahet torta e pushtetit si të jetë torë fizike në tavolinë. Rast tipik në këtë fenomen është LSI që në ditët e para të inegzistencës së saj, që kalon njëherë këtej njëherë andej. Bashkohem me Ramën, pastaj me Berishën. Unë e shoh këtë reagim edhe një si mesash që të ketë një lloj rendi, që ai që zgjedhë një rrugë mos të devijojë. Partia e Metës ka bërë shkollë me vetë, por edhe Rama nuk them se nuk ka faj. Rama ka thënë që nuk ka reforma të majta ose djathta.