Komisioni Hetimor për shkeljet kushtetuese të kreut të shtetit Ilir Meta do të mblidhet të mërkurën, dhe pritet të ketë një shtyrje të afatit, për të pritur opinionin e Komisionit të Venecias.
Siç bën të ditur News 24, afati i komisionit ishte data 4 tetor. Ndërkaq, nesër pritet të kërkohet administrimi i dokumenteve që lidhen me hetimin parlamentar.
Kujtojmë që vetë kreu i shtetit Ilir Meta u paraqit në komision në datën 9 shtator. Një ditë më pas në Tiranë mbërriti delegacioni i Komisionit të Venecias, që pritet të formulojë mendimin e tij për kërkesën e dërguar nga Parlamenti.
