Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Meta me të rinjtë: Të ulen tarifat në universitete

14:40 / January 25, 20214 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
meta president
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjatë një takimi me të rinjtë kreu i shtetit Ilir Meta ka kërkuar të ulen tarifat në universitete. Ai tha se shteti duhet të mbështesë studentët që vijnë nga familjet me vështirësi ekonomike.

Meta e vuri theksin tek arsimimi i të rinjve, duke thënë se arsimi është një instrument shumë i rëndësishëm për zhvillimin e vendit, por është shumë i rëndësishëm për të luftuar varfërinë.

Presidenti foli për një panoramë jo optimiste, por shprehu besimin se të rinjve do tu krijohet mundësia më të mira dhe akses të plotë në vendimmarrje.

“Takimet me të rinjtë dhe studentët janë përherë kënaqësi. Për të gjithë ne është e qartë se prej gati një viti procesi i edukimit, për shkak të pandemisë dhe pasojave të paparashikuara që solli, është në një trysni të madhe.

Në radhë të parë, doja të përshëndesja gjithë pedagogët e mësuesit, si dhe të gjitha institucionet shtetërore të arsimit publik, për përpjekjet e tyre, që edukimi i studentëve të vijojë normalisht, në veçanti që sistemet online të funksionojnë në një mënyrë sa më efikase, pa cënuar cilësinë e mësimdhënies.

Jam i njohur me faktin se në këtë situatë problem i madh për studentët sot është çështja e tarifave, për shkak se pandemia për fat të keq, pati një kosto të madhe për familjet shqiptare.

Sipas Bankës së Shqipërisë, mbi 50 mijë shqiptarë humbën vendet e punës dhe sigurisht përballimi i tarifave të universiteteve për fëmijët e tyre është një kosto shtesë për shumë familje, që kanë një pagë të ulët.

Kjo situatë ndikon drejtpërdrejt në arsimin e fëmijëve, për shkak të vështirësive që duhet të kapërcehen për të përballuar të njëjtat shpenzime, si përpara se të vinte pandemia.

Arsimi është një instrument shumë i rëndësishëm për zhvillimin e vendit, por është shumë i rëndësishëm për të luftuar varfërinë.

Njëkohësisht arsimi është mundësia më e mirë që i jepet një fëmije, për të shprehur sa më shumë potencialin e tij në jetë, por edhe për të kontribuar më shumë për të mirën e përgjithshme të shoqërisë. Forcimi dhe investim i mëtejshëm në arsim, si një e mirë publike, por dhe si parandalues i pabarazisë dhe i përjashtimit social, është një prioritet.

Sidomos në këto kushte, që jemi sot, ku për fat të keq, pabarazia është evidente.

Fenomen kryesor dhe më shqetësues që lidhet me rininë është tendenca e tyre për të ikur nga Shqipëria, në mungesë të besimit dhe shpresës.

Shqipëria mban vendin e parë në Europë, përsa i takon studentëve që studiojnë jashtë vendit në raport me popullsinë.

Por, ajo që është më shqetësuese është se gati 94-95% e atyre që studiojnë jashtë nuk kanë dëshirë të kthehen më.

Shqetësuese është gjithashtu niveli shumë i lartë i atyre që studiojnë në vend të cilët duan të largohen, sidomos për degët të tilla siç është mjekësia.

Megjithëse është një panoramë jo tepër optimiste, ne përsëri besoj do të gjejmë forcën dhe do vlerësojmë më me përgjegjësi këtë situatë të gjithë bashkë, duke filluar nga grupet e interesit dhe institucionet shtetërore me qëllim, për të përqendruar vëmendjen, energjitë, por dhe resurset tona sot, dhe në të ardhmen akoma më shumë, për të forcuar arsimin, duke ju krijuar të rinjve kushte më të mira dhe akses të plotë në vendimmarrje.

Nevojitet një mbështetje më e madhe shtetërore për studentët që vijnë nga familjet me vështirësi ekonomike, që edhe ata të kenë mundësi të jenë dhe të ndihen të barabartë me bashkëmoshatarët e tyre.

Duhen mbështetur më të talentuarit, me qëllim për t’i mbajtur në vend.

Në këtë plan, kam besim në angazhimin tuaj të mëtejshëm dhe për të bashkuar të gjithë forcat, për një qëllim të përbashkët: Për t’i thënë ndal largimit të rinjve.

Gjithçka e mbarë për një vend, për një komb, për të ardhmen e tij, por edhe për prosperitetin, fillon te një arsim më i mirë, më cilësor, më përfshirës, por edhe te një edukim më thelbësor me dashurinë për Atdheun.

Është koha ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa duke arritur standardet europiane në çdo fushë, për të rikthyer besimin dhe shpresën tek të rinjtë”, – u shpreh ndër të tjera Presidenti Meta

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Në 10 vite reformë nuk kemi ndërtuar asnjë gjykatë”, kreu i KLGJ-së kërkon troje dhe 199 punonjës/ Xhafaj kritika për Illyrian Guard: Shtet brenda shtetit

15:41 / November 10, 2026

Bonusi i ri i bebes nga korriku 2027, përfitojnë vetëm familjet me të ardhura deri në 180 mijë lekë në muaj

13:29 / November 10, 2026

“Raporti njeh rezultatet e SPAK”, Dhuka: Shqipëria në kilometrin e fundit drejt familjes europiane

12:50 / November 10, 2026

Paris, mblidhet Forumi i Paqes/ Marrin pjesë liderë europiane, i pranishëm kryeministri Rama

12:47 / November 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.