Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Meta reagon për vrasjen e Klodjan Rashës: Ka dy vite që policia është…

14:38 / December 9, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Ilir Meta
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i shtetit Ilir Meta ka reaguar për vrasjen nga efektivi i policisë i Klodjan Rashës. Ai thotë se policia e shtetit në dy vitet e fundit ka përshkallëzuar aktet e përdorimit të dhunës ekstreme dhe shproporcionale, duke u shprehur se është përgjegjësi direkte e funksionarëve të lartë dhe drejtuesve të Policisë së Shtetit.

POSTIMI I METES

Të dashur familjarë të të ndjerit Klodian Rasha,
Më lejoni T’ju shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për ndarjen nga jeta, në rrethana tashmë të bëra publike, të djalit dhe të afërmit Tuaj, i vrarë me armë zjarri nga një punonjës i Policisë së Shtetit, ngjarje shumë e rëndë dhe e dënueshme, që na ka tronditur thellësisht të gjithëve.
Të dashur qytetarë,
Policia e Shtetit ka mision të ruajë rendin e sigurinë publike, garantimin e zbatimit të ligjit, në përputhje me Kushtetutën dhe Aktet Ndërkombëtare, duke respektuar të drejtat dhe liritë e njeriut.
Fatkeqësisht, të gjithë jemi bërë dëshmitarë, veçanërisht në dy vitet e fundit se, aktet e përdorimit të dhunës ekstreme dhe shproporcionale nga efektivë të caktuar të Policisë së Shtetit, kanë ardhur duke u përshkallëzuar.
Kjo është përgjegjësi direkte e funksionarëve të lartë dhe e drejtuesve të Policisë së Shtetit, si edhe e Ministrit të Brendshëm, të cilët nuk kanë mbajtur deri më sot qëndrime publike të qarta për zero tolerancë ndaj akteve të tilla.
Uniforma e Policisë së Shtetit është përfaqësuese e drejtpërdrejt e autoritetit shtetëror, por dhe e besimit që qytetarët kanë ndaj shtetit.
Për ta fituar dhe për ta mbajtur atë, duhet integritet, meritë, profesionalizëm, paanshmëri, pavarësi, vetëpërmbajtje dhe mbi të gjitha ligjshmëri dhe respektim i të drejtave e lirive themelore të njeriut.
Këto janë parimet mbi të cilat duhet të ushtrojë detyrën çdo efektiv policie.
Çdo akt tjetër përtej ligjit dhe misionit të saj, i kryer nga Policia e Shtetit dhe efektivët e saj, është i papranueshëm, nuk duhet të tolerohet, por duhet të ndëshkohet.
Ju bëj thirrje agjencive ligjzbatuese dhe autoriteteve të tjera shtetërore, t`i përgjigjen menjëherë nevojës së mbarë shoqërisë për drejtësi, përmes një hetimi të shpejtë, të plotë, të pavarur, objektiv dhe transparent për ngjarjen e rëndë të vrasjes së shtetasit Klodian Rasha.
I kërkoj Prokurorisë të hetojë intensivisht, të zbardhë të vërtetën dhe të vërë para përgjegjësisë menjëherë autorët e aktit kriminal, të kryer nga organi që ka pikërisht detyrën të mbrojë jetën e qytetarëve.
Zbardhja e plotë e ngjarjes së rëndë duhet të shërbejë, si një moment kthese dhe reflektimi mbi ligjshmërinë e akteve të Policisë së Shtetit, jo vetëm të një individi, por e të gjithë zinxhirit komandues, që nga mënyra e rekrutimit, trajnimit dhe orientimit të efektivëve të policisë, deri te nxitja e veprimeve apo sjelljeve jashtë kërkesave të ligjit, që më pas çojnë edhe në ngjarje të tilla, të papranueshme për të gjithë shoqërinë tonë.
I kërkoj Avokatit të Popullit të ndjekë nga afër këtë rast dhe të dalë me rekomandime të posaçme për Policinë e Shtetit e që duhet të adresohen menjëherë nga kjo e fundit.
I bëj thirrje shoqërisë civile të jetë më aktive në krah të mbrojtjes të të drejtave të qytetarëve në raport me veprimet e Policisë së Shtetit, e të monitorojë në mënyrë konstante veprimtarinë e saj.
KOHA PËR DREJTËSI ËSHTË TANI!

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A do jetë i zgjedhuri i PS si kandidat për Bashkinë e Shkodrës? Përgjigjet ministri Karakaçi

22:58 / November 13, 2026

Zgjedhjet vendore të 9 majit/ PS nis përzgjedhjen e kandidatëve në 46 bashkitë, Klosi: Jemi zyrtarisht në fushatë elektorale!

22:39 / November 13, 2026

Policia blindon hyrjen e Vlorës, kontrolle të befasishme ndaj automjeteve dhe personave

21:40 / November 13, 2026

Meta kundërshton disa prova të SPAK – Kërkesë në GJKKO: Të mos administrohen disa dokumenta

20:58 / November 13, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.