Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Meta uron Presidentin gjerman për Ditën e Bashkimit: Procesi i Berlinit është jetik për integrimin e plotë të Ballkanit Perëndimor në BE

13:46 / October 3, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
germab 608x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti Ilir Meta ka uruar Presidentin Frank-Walter Steinmeier me rastin e Ditës së Bashkimit të Gjermanisë.

Meta shkruan se Shqipëria mbetet thellësisht mirënjohës për mbështetjen e sinqertë dhe avokatinë e drejtpërdrejtë të Gjermanisë, si për vazhdimësinë gjeo-strategjike të procesit të zgjerimit të Bashkimit Europian drejt vendeve të Ballkanit Perëndimor, ashtu edhe për kapërcimin e vështirësive në procesin e hapjes së negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Ai ka falënderuar po ashtu presidentin gjerman për mbështetjen që Gjermani po i jep Shqipërisë në Procesin e Berilinit duke hapur një perspektivë të qartë politike dhe ekonomike integruese në Bashkimin Europian për të gjitha vendet e rajonit.

“Me rastin e Ditës së Bashkimit të Gjermanisë, kam kënaqësinë e veçantë që, në emër të popullit shqiptar dhe në emrin tim personal, të përcjell urimet e mia më të ngrohta e të sinqerta për Ju dhe popullin mik gjerman. Në këtë ditë të veçantë dhe të rëndësishme për vendin dhe popullin Tuaj, me shumë gëzim dëshiroj të vlerësoj miqësinë e thellë e të sinqertë si dhe bashkëpunimin e shkëlqyer që ekziston ndërmjet dy vendeve e dy popujve tanë. Vendi im mbetet thellësisht mirënjohës për mbështetjen e sinqertë dhe avokatinë e drejtpërdrejtë të Gjermanisë, si për vazhdimësinë gjeo-strategjike të procesit të zgjerimit të Bashkimit Europian drejt vendeve të Ballkanit Perëndimor, ashtu edhe për kapërcimin e vështirësive në procesin e hapjes së negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Dëshiroj t’ju falënderoj, Zoti President, edhe për mbështetjen që vendi Juaj, përmes Procesit të rëndësishëm të Berlinit, hapi një perspektivë të qartë politike dhe ekonomike integruese në Bashkimin Europian për të gjitha vendet e rajonit tonë dhe t’Ju siguroj se ky proces jetik për të gjithë ne, mbetet rruga më e qartë e më e sigurt për integrimin e plotë të Ballkanit Perëndimor në familjen dhe vlerat europiane. Nënvizoj, në këto çaste të rëndësishme për të gjithë rajonin tonë, se do të vazhdojmë bashkëpunimin e shkëlqyer mes vendeve tona, si dy vende anëtare të NATO-s, për çështjet e sigurisë rajonale, në dobi një rajoni të paqtë, të begatë dhe të integruar në Bashkimin Europian. Së bashku me urimet më të mira për Ju, si dhe për zhvillimin e përparimin e mëtejshëm të Gjermanisë, ju lutem, pranoni zoti President, shprehjen e konsideratës sime më të lartë”- shkruan presidenti.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Programi “Dyfisho Sipërmarrjen tënde”, Rama: Rreth 400 biznese janë në proces

15:09 / October 7, 2026

“Brenda vjeshtës”, qeveria gati për hapin e madh me Inteligjencën Artificiale

14:20 / October 7, 2026

Rama uron Presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka-Pula: Mbarësi e sukses në këtë fazë sfiduese për Kosovën dhe gjithë rajonin

09:44 / October 7, 2026

U përplas me protestuesit, flet deputeti i PS: E kuptoj indinjatën e tyre

22:20 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.