Një ditë më parë Komisioni Europian prezantoi propozimin për metodologjinë e re të zgjerimit. Pikat kryesore të dokumentit përfshijnë përmbledhjen e kapitujve negociues në fusha tematike, mundësinë e vlerësimit të reformave me më shumë fonde, por gjithashtu sanksionon mungesën e përparimit duke vendosur negociatat në fusha të caktuara, ose në raste më të rënda, pezullim i përgjithshëm i tyre.
Por çfarë do të thotë kjo për Shqipërinë? Gledis Gjipali, drejtor i EMA (European Movement Albania) thotë për tirananews.al se pikërisht vendosja e elementit të kthimit mbrapsht në proces është pozitiv për faktin se pasojat e aplikimit të tij do të ishin shumë të rënda dhe asnjë forcë politike nuk do donte ta kishte ne CV e saj politike. Sipas tij kjo do të sjellë më shumë pjekuri politike dhe institucionet shqiptare.
Për z. Gjipali krijohet një paqartësi përsa i përket mospërfshirjes automatikisht të Serbisë dhe Malit të Zi, që tashmë kanë çelur negociatat. Sipas tij, Komisioni do të duhet të aplikojë dy metodologji të ndryshme njëkohësisht.
Për drejtorin e EMA-s element kryesor i metodologjisë së re është edhe përfshirja e vendeve anëtare në proces, duke u përpjekur të shmangen situata të ngjashme si bllokimi francez në tetor, apo dhe ai grek ndaj Maqedonisë më parë.
Më poshtë intervista e plotë për tirananews.al
Z. Gjipali, çfarë ndryshon në metodologjinë e re të zgjerimit të propozuar nga KE, krahasuar me atë që është aktualisht? A vihet theksi tek mbështetja më e madhe financiare e Ballkanit Perëndimor?
Janë një sërë elementësht të rinj që prezantohen e njëkohësisht shumë elementë të tjerë që transformohen. Me kryesoret kanë të bëjnë me përfshirjen e Vendeve Antare në proces, duke politizuar më shumë atë, duke përpjekur të shmangin situatat e ngjashme me bllokimin francez apo dhe atë grek ndaj Maqedonisë më parë. Monitorim më të shpeshtë ne baza vjetore nga Komisoni sëbashku me Vendet Antare, duke perfshirë plan pune të mirëpërcaktuar për detyrat në vazhdim, eshte nje tjeter element i rëndësishëm i përmendur. Mbështetja me instrumenta financiare apo akses në programe qe aktualisht vendet jo antare nuk i përfitojnë, do të praqitet si propozim së shpejti nga Komisoni për tu miratuar deri ne Samitin e Zagrebit. Per me tepër kjo mbështetje do të jepet sipas performancës dhe cilësisë së reformave të ndërrmara duke nxitur konkurrrueshmëri pozitive midis vendeve.
Ky propozim nuk përfshin automatikisht Serbinë dhe Malin e Zi, të cilat kanë çelur tashmë negociatat. Në këndvështrimin tuaj, a krijon kjo një hendek në rrugën e integrimit mes vendeve të Ballkanit Perëndimor?
Krijon një paqartësi për faktin se Komisoni do duhet të aplikojë 2 metodologji të ndryshme njëkohësisht si dhe vështirësi për të përcaktuar qartë se ku ndodhen vendet kandidate ne krahasim me njëri tjetrin. Gjithsesi nëse metodologjia e re do shoqërohet në mënyre të qartë me mbështetje financiare do të sjellë dhe kërkesën e këtyre 2 vendeve për t’u perfshirë në të. Po ashtu ngelet për tu parë se si dha sa do përfshihen vendet e mbetura si Kosova dhe Bosnia në këtë metodologji e intstrumenta të reaj që do e ndjekin.
Në propozim thuhet se do të ketë sanksione nëse bëhet fjalë për “stanjacion serioz, të zgjatur apo hapa pas”, dhe këto sanksione përfshijnë pezullimin e negociatave për një fushë të caktuar, apo edhe në tërësi. Referuar situatës aktuale politike në Shqipëri, krizave të herpahershme politike a mendoni se kjo pikë do e bëjë më të përgjegjshme politikën shqiptare për të arritur synimin: antarësimin në BE.
Vendosja e elementit të kthimit mbrapsht në proces mendoj se është pozitiv për faktin se pasojat e aplikimit të tij do të ishin shumë të rënda dhe asnjë forcë politike nuk do donte ta kishte ne CV e saj politike. Per fat te keq politika shqiptare është “imunizuar” ndaj stanjacionit duke shpërndarë lehtësisht fajin për mungesën e procesit, por në rastin e kthimit mbrapa do e kishte shumë të vështirë të përdori justifikimet e zakonshme. Mendoj se prania e ketij ‘kërcënimi’ do të sjellë më shumë pjekuri në politikën dhe institucionet shqiptare. Po ashtu monitorimi dhe ballafaqimi i përvitshëm në konferencën Ndërqeveritare me BE, do të krijoj një dallim më të qartë midis forcave reformatore e atyre që kanë synim vetem pushtetin në politikën shqiptare./ tirananews.al
Lexo edhe- Ndryshon metodologjia e zgjerimit, çfarë parashikohet për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut