Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Mimi Kodheli flet për kabinetin e ri qeveritar: Ka pasur komente seksiste

13:59 / September 6, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kodheli
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Politikania socialiste Mimi Kodheli ka komentuar sezonin e ri parlamentar që pritet të startojë dhe emrat e rinj të kabinetit qeveritar.

Kodheli shpreson që ky sezon parlamentar të jetë më pozitiv, ndërsa kërkon që për çështjet madhore të ketë bashkëpunim mes qeverisë dhe opozitës. Kodheli u shpreh në emisionin ‘Breaking’ se “ditën që ne do të bashkëpunojmë për gjërat madhore, ajo do jetë dita që do meritojmë hapjen e negociatave”.

“Presim të fillojë sezoni i ri parlamentar. Shpresoj të jetë një nisje e mbarë. Ditën që ne do të bashkëpunojmë për gjërat madhore, ajo do jetë dita që do meritojmë hapjen e negociatave. Nuk kemi ditur ta bëjmë. Ne kemi dhënë mesazhe dhe sinjale bashkëpunimi, përmes kryeministrit”, tha Kodheli.

Gjithashtu Kodheli deklaroi se nuk është surprizuar nga emrat e qeverisë së re, ndërsa nuk e fshehu gëzimin për zgjedhjen e Lindita Nikollës kryeparlamentare.

“Pati emra që ju surprizuan? Jo domosdoshmërish për mua. Janë kolegë, me të cilët punojmë dhe rrimë bashkë. Shumica ishin rikonfirmime. U gëzova pa masë për zonjën Nikolla. Është një kolegë dhe mike e mirë. Besoj se një zonjë në krye të parlamentit e zbut gjuhën”, tha Kodheli.

Dominimi i grave në qeveri, tha Kodheli, është pasur me komente seksiste dhe kjo nuk e nderon vendin.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Këshilltarët e majtë braktisin mbledhjen e Këshillit Bashkiak në Maliq, debat për Reformën Territoriale

11:15 / August 20, 2026

Berisha publikon mesazhin e qytetarit dixhital: Dokumenti “Besa” i kryeministrit është bërë me Inteligjencë Artificiale

15:40 / August 16, 2026

Rama për median britanike: Algoritmet mobilizuan protestuesit/ “Zvërneci nuk ndalet, por do konsultohemi me palët e interesuara”

20:15 / August 15, 2026

Haxhiu fton partitë në takim për zgjedhjen e Presidentit konsensual

18:39 / August 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.