Ministrja e Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali ka komentuar largimin e Ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj.  

Në një intervistë për “Abc News“, Spiropali pranoi se dorëheqja ishte e Lleshaj, ndërsa foli edhe për mundësitë që të jetë ajo zëvendësuesja.

Ministrja u shfaq e irrituar me veprimin e opozitës, sipas saj, për ta kthyer vrasjen e Klodian Rashës në një kauzë politike, teksa e cilësoi si “opozitë nekrofile”.

“Ish ministri Sandër Lleshaj nuk është i njëjtë me Flamur Nokën, Lulzim Bashën që fshehën vrasësit. Dorëheqja e Lleshaj ishte vendim i Ministrit të Brendshëm dhe është e drejta e tij që të japë dorëheqjen e parevokueshme. Kjo po ndryshon dita-ditës. Drejtësia në dyert e Gjykatës është edhe Drejtësi në shoqëri. Dhuna ndaj policisë nuk tolerohet askund. Më vjen keq për të gjithë ata që përdorin dhunë. Kam informacione që në zonat të ndryshme të Tiranës, po përdorin të rinjtë, duke u paguar me para në duar. I bëj thirrje prindërve që të ruajnë fëmijët dhe të mos bëhen pjesë e politikës. Duhet respektuar ligji, nuk duhet të shkilet ligji dhe policët nuk shkelin për asnjë moment ligjin. Përdorimi politik që i bëhet rasti, gjetja dhe përdorimi i gjakut që bëjnë këta, me akuza të jashtëzakonshme. Kjo është një opozitë negrofile. Opozitë e dobët, nuk është një opozitë e butë. Nuk kam asnjë dijeni për kë është folur. Kjo nuk ka lidhje me dëshirat e asnjërit, ka lidhje me një vendimmarrje dhe kjo është detyrë e Kryeministrit. Besoj Kryeministri do iu bëj me dije. Jam për një njeri të denjë, ashtu siç ishte edhe personi që ishte,” përfundoi Spiropali.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here