Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Pa kategori

Ministria e Arsimit tregon hapat e radhës për plotësimin e kërkesave të studentëve

18:46 / January 8, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
protesta 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministria e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve ka treguar hapat e radhës që do të ndërmarrë për plotësimin e kërkesave të studentëve. Ky institucion ka kërkuar pranë çdo institucioni publik të arsimit të lartë informacion lidhur me numrin total të studentëve që përfitojnë në rast të plotësimit të kritereve.

Deklaratë për shtyp

Në përmbushje të angazhimeve të Qeverisë Shqiptare për plotësimin e kërkesave të studentëve, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, me prioritet, po angazhohet maksimalisht në bashkëpunim me institucionet e arsimit të lartë, për sigurimin e një informacioni sa më të plotë për identifikimin e numrit të studentëve, si dhe përcaktimin e programit ku ata ndjekin studimet e tyre, për të gjitha kategoritë e parashikuara në secilin prej vendimeve nr.778, 779, 780, 781, 782 dhe 784, datë 26.12.2018 të Këshillit të Ministrave.

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë ka kërkuar pranë çdo institucioni publik të arsimit të lartë informacion lidhur me numrin total të studentëve që përfitojnë, në rast të plotësimit të kritereve të përmendura në Vendimet e Këshillit të Ministrave të sipërcituar për tarifat dhe bursat.

Strukturat përkatëse pranë universiteteve publike janë angazhuar plotësisht për të mundësuar brenda datës 11.01.2019 gjithë informacionin e nevojshëm.

Pas marrjes së këtij informacioni do të vijohet nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë të lëvrohet fondi i nevojshëm për subvencionimin e IAL-ve publike në përballimin e efektit financiar, në zbatim të vendimeve.

Sekretaritë mësimore pranë universiteteve dhe administratorët do të bëjnë njoftimin e nevojshëm për studentët. Veprimtaria e tyre do të monitorohet për të mos pasur asnjë keqinformim apo veprim në kundërshtim me vendimet e marra nga Këshilli i Ministrave.

Arsimi kerkesa ministria studente
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ministria e Arsimit publikon kalendarin, viti i ri shkollor 2026-2027 nis më 14 shtator

14:53 / July 8, 2026

AKU reagon pas helmimit të studentëve të Akademinë e Sigurisë,pezullon kompaninë e kateringut “SORI-AL”

11:06 / June 26, 2026

Ministria e Brendshme shpall “non-grata” Igballe Hudutin/ Kërcënim për vendin!

15:13 / June 25, 2026

Ministria e Jashtme: Flamuri i Ambasadës së Izraelit u përdhos nga protestues të maskuar, ky akt nuk përfaqëson Shqipërinë

10:43 / June 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.