Shqipëria do të luajë dy ndeshje miqësore përballë skuadrave pjesëmarrëse në “Euro 2020”. Kështu,të shtunën e 5 qershorit, Kombëtarja do të jetë mysafire në Kardif, ku do të përballet ndaj Uellsit.
Miqësoren tjetër, kuqezinjtë e kanë me Çekinë në 8 qershor. Por duket se UEFA ka bërë publike edhe gjyqtarin që do të mbajë drejtësi në testin e parë me uellsianët, ndërsa për shqiptarët nuk është një emër i panjohur.
Në këtë takim do të vendosë drejtësi një treshe irlandeze me kryesor Neil Dojle. Ndihmësa të tij do të jenë Uejn MekDonel dhe Darrag Kigan.
Bëhët fjalë për arbitrin që ka gjykuar skuadrn kuksiane, pikërisht në Kupat e Europës, me Kairat Almati, shtatë vite më parë, sfidë që përfundoi në barazim.
