Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Miranda Rira sfidon Ramën:Kandidoj sërish po hyri LSI në zgjedhje

16:24 / April 2, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
miranda rira
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryebashkiakja e Prrenjasit, Miranda Rira e cila është bërë nënë prej pak ditësh ka zgjedhur t’i përgjigjet kryeministrit Rama, i cili tha sot se pas 30 qershorit zonja që përfaqëson LSI-në duhet të merret me beben, duke i prerë edhe asaj biletën e largimit.

Por, ndërsa kryeministri është i bindur që do fitojë edhe bashkitë që nuk i përkasin PS-së zonja Rira në një prononcim për “BalkanWeb” e sfidon Ramën. Ajo thotë se do të kandidojë sërish për të marrë Bashkinë e Prrenjasit, gjithmonë nëse LSI-ja hyn në zgjedhje.

“Nëse do ketë zgjedhje unë do kandidoj sërish”, tha Rira duke i faturuar kryeministrit Rama edhe lënien pa ushqim të fëmijëve në çerdhet e kopshtet e Prrenjasit, si pasojë e mos miratimit të buxhetit nga socialistët në këtë bashki.

“Ajo që më shqetëson mua sot nuk është se çfarë mendon Rama për gratë, për fitoren time në Qershor, apo për fëmijët e mi, por më shqetëson çfarë ai mendon për fëmijët e Prrenjasit. Edhe pse jemi në Prill, bashkia Prrenjas është e vetmja bashki në Republikën e Shqipërisë e cila s’ka buxhet, ku fëmijët e kopshteve dhe të çerdheve janë pa ushqim, dhe banorët pa shërbimet bazike. Klika e PS me dy deputetët e zonës, Taulant Balla dhe Nurie Belba qëllimisht kanë bllokuar çdo përpjekje për miratimin e buxhetit 2019, duke paralizuar çdo shërbim ndaj banoreve. Për këtë duhet të fliste Rama dhe Balla sot, jo për andralla e agroturizëm”,- tha Rira për “BalkanWeb”

Kryebashkiakja shtoi ndër të tjera se edhe projketi për të cilin Rama ishte sot në Rrajcë, është një projekt i nisur me iniciativën e saj personale.

“Në fakt, Rama dhe dy deputetët e tij erdhën sot në Rrajcë si “kofini pas të vjelave”, për një ujësjellës të njohur si “Gurrat e Zeza”, projekt i cili ka qenë prioritet dhe impenjimi im personal për banorët e Rrajcës, qysh në krye të mandatit tim! Takimi dhe propaganda e radhës, ishte për të marrë meritat e bashkisë, e cila është bashkëfinancuese në këtë projekt 4 vjeçar, edhe pse këta që vinë e mburren sot ishin kundër projektit duke synuar pezullimin e tij me idenë se gjoja burimi është në zonën e mbrojtur të parkut të Shebenikut. Së dyti, 1 km larg nga vendi ku u bë takimi sot, ndodhet tuneli dhe ujësjellësi Qafë- Thanës, uji i të cilit merret dhe menaxhohet në mënyrë të kundraligjshme nga bashkia Librazhd, dhe jo nga bashkia Prrenjas, duke çuar gjithë të ardhurat në Librazhd, me anë të një Sh.A primitive”, shtoi Rira.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shqipëria pret Samitin e NATO-s/ Ministri Nufi: Vendim që tregon besimin e aleatëve

22:58 / July 8, 2026

Presidenti Begaj vizitë në Luginën e Preshevës, takime me faktorin shqiptar: I sigurova që do të jem avokat i shqiptarëve të kësaj treve!

21:40 / July 8, 2026

Irani: Do ta mbyllim Ngushticën e Hormuzit nëse sulmohemi sërish nga SHBA

21:17 / July 8, 2026

Ministri Nufi: Samiti i NATO-s në Tiranë, vlerësim për Shqipërinë dhe përgjegjësi e jashtëzakonshme

20:59 / July 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.