Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Miti se duhet të pini 8 gota ujë në ditë, ja çfarë thotë profesori i mjekësisë

13:51 / September 22, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
uje
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një nga këshillat më të zakonshme shëndetësore që dëgjojmë është “pini tetë gota ujë në ditë”.

E vërteta është se uji është i mirë për shëndetin dhe ka shumë përfitime për lëkurën, megjithatë, problemi është se sipas shkencëtarëve, këshillat për tetë gotat nuk kanë bazë.

Në një artikull në ‘New York Times’, një profesor në Universitetin e Mjekësisë të Indiana-s në Shtetet e Bashkuara argumenton se nëse ekziston një mit për shëndetin që duhet shpejt të mos ekzistojë është pikërisht miti se “duhet të pini tetë gota ujë në ditë”.

“Jo vetëm që nuk është e vërtetë, por nuk ka absolutisht asnjë bazë shkencore”, thotë Aaron E. Carroll, duke shpjeguar se si u krijua ky “mit”.

“Këshilla e dhënë fillimisht ishte që njerëzit duhet të konsumojnë sasinë e ujit që korrespondon me tetë gota të plota në ditë.

Sidoqoftë, në këto tetë gota, ekspertët përfshinë lëngjet që marrim nga ushqimet e tjera që konsumojmë, të tilla si perimet dhe frutat”, tha ai, duke theksuar se “mendimi mbizotërues dhe i gabuar ishte që njerëzit duhet të pinë tetë gota ujë çdo ditë , pavarësisht nga uji që hyn në trupin e tyre nga ushqime ose pije të tjera”.

“Shumë njerëz besojnë se ky mit filloi në vitin 1945, pas një rekomandimi të bërë nga Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave që njerëzve u duheshin 2.5 litra ujë në ditë”, tha ai.

“Por shumica e këtij uji merret përmes ushqimit,” shpjegoi ai.

Sipas profesorit, jo vetëm që njerëzit nuk kanë nevojë të pinë tetë gota ujë çdo ditë, por nuk ka absolutisht asnjë provë se kjo sasi sjell përfitime për shëndetin tonë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Nuk keni pasur alergji më parë? Ja pse mund të shfaqen papritur gjatë jetës

16:56 / September 20, 2026

Ecja apo vrapi, cili është më i mirë për shëndetin?

15:06 / September 20, 2026

Shërbimi dentar shkon te fëmijët në zonat rurale, zgjerohet depistimi

10:15 / September 19, 2026

Neurologu: Pagjumësia kronike, një faktor që dëmton trurin

14:29 / September 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.