Moderatorja Xhemi Shehu është tepër e rezervuar kur bëhet fjalë për jetën e saj private. Ajo pëlqen t’i ndajë gjërat e bukura në Instagram, por jo kur është fjala për bashkëshortin.
Visin, bashkëshortin e saj, e kemi njohur vetëm nga fotot e paparacëve, por Xhemi ka vendosur të bëjë publike një copëz nga disa momente romantike me të, edhe pse me kursim të madh.
Të përqafuar dhe duke pirë verë, moderatorja Xhemi Shehu si
Ata janë duke pirë verë nën shoqërinë e njëri tjetrit dhe dikush u ka bërë një foto me shpinë teksa po bënin selfie. Foton me shpinë e ndau në rrjetet sociale, kurse selfie-n do ta mbajë për vete, ashtu si të gjitha fotot e tjera me Visin.

