Morena Taraku konfirmoi në maj publikisht për një lidhje të re dashurie dhe se ishte shumë e lumtur.
Kjo erdhi pasi disa faqe në Instagram publikuan biseda ku pretendonin se kishin folur me të, por Morena tha se ishin të sajuara.
Ajo nuk e bëri publik identitetin e mashkullit që i ka vjedhur zemrën, mirëpo tregonte bisedat e gjata që bënte në telefon.
Gjithçka ishte e bukur dhe Morena ishte e lumtur, por lidhja përfundoi shpejt.
Këtë e ka bërë të ditur këngëtarja në postimin e fundit në Instagram, ku ka treguar se meriton më shumë.
“Të jesh single s’do të thotë që je i/e dobët, do të thotë se je i fortë mjaftueshëm për të pritur atë që meriton.”- janë fjalët në foton që la të kuptohet situatën aktuale.
