Përmes një video në ‘Facebook’ kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me qëndrimin e liderit të opozitës, Lulzim Basha pas deklaratës së ministres së Shëndetësisë, Manastirliu në Kuvend. Rama tha se Bash nxori nga konteksti fjalën e ministres, ndërsa shton se ministrja ska dashur që të thotë gjë tjetër, veçse; o njerëz mbroni veten dhe të tjerët.
Ndër të parat që mbështet kryeministrin është edhe Areti Beruka, kryeinspektore për shendetin në Tiranë, e cila është lakuar më së shumti në mediat për deklaratën e saj “se mezi priste që të vinte Covid-19 në Shqipëri”.
Beruka shkruan se ministrja ishte e qartë dhe se nuk ka nevojë për përkthim, ndërkohë që Basha është gabim.
“Pikërisht se e degjuan, nuk kanë nevojë për përkthim shqiptarët. Dhe je gabim duke dalë nga konteksti i vërtetë.”-shkruan Beruka.
Ndërkohë që Rama i përgjigjet “kush ka veshë dhe nuk do të dëgjojë, thotë atë që kujton se degjon!”
Por komentuesit e tjerë në profilin e kryeministrit, e kanë cilësuar videon si propagande, duke i shkruar se ai nuk ka pse ti bëjë bisht situatës, duke u marrë me kreun e PD-së, por të japë shpjegime.
