Një shpërndarës shqiptar droge ka surprizuar policinë e Londrës me pretekstin e gjetur në refuzimin e kontrollit në stacionin e policisë.
Mark Legisi refuzoi të ulte pantallonat për t’u kontrolluar duke u thënë policëve se ai nuk ishte gay. Ky pretendim i shqiptarit ka shkaktuar të qeshura në stacionin e policisë “City of London”.
Megjithatë ai nuk i shpëtoi kontrollit nga ku në vendet imtime kishte të ngjitur një qese me 22 doza kokainë. Mark Legisi, 28 vjeç do të dënohej me dy vite burg.
Arrestimi tij ndodhi në zonën “City of London” qendra ekonomike e kryeqytetit britanik, e shquar për përdorimin e kokainës nga ekonomistët dhe bankierët që punojnë atje.