Bota e futbollit si brenda dhe jashtë Shqipërisë u sensibilizua në çdo formë me familjet e prekura nga tërmeti. Skuadra durrsake e Teutës i kërkon tifozëve të saj të mos mungojnë në ndeshjen ndaj Skënderbeut, pasi të ardhurat e biletave të shitura do të shkojnë për familjet e prekura nga tërmeti.
Stadiumi i skuadrës, “Niko Dovana” shërbeu këto ditë për të strehuar të prekurit e tërmetit teksa do i rikthehet normalitetit këtë fundjavë ku do të luhet ndeshja Teuta-Skënderbeu.
Me anë të një postimi në faqen zyrtare, klubi Teuta, njofton se ka vendosur të dhurojë të gjitha fitimet e ndeshjes të javës së 14-të në ndihmë të familjeve të prekura nga tërmeti i datës 26 nëntor. Bashkohuni dhe ju në këto ditë të vështirë, le të bëhemi bashkë e të ndihmojmë Durrësin tonë të prekur nga tërmeti! Zoti ju bekoftë të gjithëve, lexohet në postimin e klubin.
Edhe rivalët e tyre, Skënderbeu, i janë bashkua kësaj nisme, në sfidën e parë që do të organizojnë në Korçë, atë kundër Vllaznisë, çdo fitim nga biletat e shituara do të shkojnë për familjet e prekura. Ilir Daja nuk preferoi që në vigjilje të kësaj sfidë të flas për futboll, por e sheh këtë ndeshje si një mundësi për të qetësuar sa do pak një qytet që akoma nuk po gjen paqe.