Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Moti i keq/ Juglindja e vendit mbulohet nga bora, probleme me energjinë elektrike në disa fshatra. Ja si paraqitet situata

10:00 / December 12, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bore dardhe 2 1024x498 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Juglindja prej dy ditësh është përfshirë nga reshjet e dëborës çka ka sjellë probleme në disa zona.

Si pasojë e reshjeve të shumta në segmentin e Dardhës trashësia e dëborës ka shkuar deri në 70 cm dëborë ku pavarësisht punës dhe mirëmbajtjes së rrugës mjetet e vogla që lëvizin gjatë paradites duhet të jenë të pajisura me zinxhirë ndërsa Voskopoja dhe Qafa e Qarrit nuk kanë probleme me kalueshmërinë e mjeteve pasi dëbora varion nga 5 deri në 15 cm.

Probleme me energjinë elektrike vijon të ketë në territorin e Bashkisë Maliq pasi reshjet janë shoqëruar edhe me erë të fortë. Mungesë të energjisë ka në Gorë, Moglicë, Kolanec, Zboqëri ndërsa mësohet se grupet e punës ndodhen në terren për të rikthyer energjinë.

Ndërkohë në Pogradec prej 48 orësh pa energji dy njësi administrative Dardhas dhe Trebinjë dhe 6 fshatra në njësinë Proptisht. OSHEE thotë se është duke punuar, por në asnjë nga tre njësitë energjia nuk është kthyer deri më tani.

Ka pasur edhe rrëshqitje dherash në fshatin Zall Torrë dhe po merren masa për hapjen e rrugës.Akset nacionale aktualisht janë të hapura dhe nuk paraqiten probleme, me përjashtim të disa rrugëve dytësore rurale në të cilat mund të qarkullohet vetëm me zinxhirë.Këshillohet për të gjithë drejtuesit e mjeteve të tregojnë kujdes dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Siguria në Ballkanin Perëndimor, Hoxha takohet në New York me të dërguarën e posaçme të Mbretërisë së Bashkuar

15:49 / September 23, 2026

Nisma e PDK, çfarë pritet të ndodhë me ligjin për Specialen

15:32 / September 23, 2026

Reforma territoriale në Kuvend/ Drafti prezantohet në komisionin e ligjeve

15:28 / September 23, 2026

Përshkallëzohet greva e avokatëve/ Të hënën paralajmëron bojkotin e seancave për masat e sigurisë

15:24 / September 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.