Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

Moti i keq/ Probleme edhe në Fier, ka mungesë të energjisë elektrike në shumë fshatra

10:21 / November 21, 20221 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
8b30643d 21d0 4edf 8827 a3799cc7c22a
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Probleme nga moti i keq ka edhe në qarkun e Fierit. Gjatë 24 orëve të fundit situata e reshjeve në bashkitë Fier, Patos e Mallakastër paraqitet me disa problematika. Për shkak të motit të keq ka patur probleme në disa fshatra dhe aktualisht më shumë se 1000 abonentë janë pa energji elektrike.

Në zonën e Roskovecit në fshatrat Suk 1 e Suk 2 ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike, e cila është rikthyer në orët e para të mëngjesit. Në zonën e Levanit, Kafaraj, Qarr e Bishan energjia ka munguar për disa orë ndërsa në Peshtan momentalisht janë 50 familje për shkak të dëmtimit të një kabine elektrike, hyrja në të cilën është e vështirë.

Në Mallakastër, në fshatrat Klos, Hekal, Kutë e Frashër janë pa energji elektrike rreth 300 abonentë ndërsa grupet e punës janë në gatishmëri për riparimin e dëmeve. Pa energji elektrike është stacioni i pompimit në Poçëm, duke sjellë pengesa në furnizimin me ujë të zonës.

Situata është nën kontroll e monitorim të vazhdueshëm. Lumenjtë Vjosa e Seman janë në shtratin e tyre, hidrovoret punojnë me kapacitet të plotë ndërsa dëme në tokat bujqësore nuk ka.

Fier moti keq
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shtatori sjell borën e parë, zbardhen bjeshkët e Tropojës

10:52 / September 26, 2026

Nis raundi i dytë i regjistrimeve në universitetet publike, kandidati i shpallur fitues ka dy ditë kohë për regjistrimin

10:27 / September 25, 2026

Moti i keq/ Stuhi shiu me shkarkesa elektrike dhe erë në Fier

10:25 / September 25, 2026

Të dielën “Tiranathlon”, rrugët që bllokohen dhe kufizimet në trafik

09:50 / September 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.