Moti i keq gjatë natës ka shkaktuar mjaft probleme në zona të ndryshme të vendit, përfshi dhe bregdetin duke prishur kështu “qetësinë” e pushuesve.
Probleme ka pasur dhe në akse rrugore, ku era e fortë ka rrëzuar një plep në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavijë, çka ka bërë që për disa orë rruga të funksionojë me një korsi.
Ndërkohë në bregdet stuhia ka shkaktuar mjaft probleme, teksa pushuesit sot kanë qenë më të pakët buze detit.
Ndërkohë policia i bën thirrje mjeteve lundruese dhe peshkarexhave që të mos dalin në det për shkak të motit të keq.
