Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Motra e vogël më vodhi të fejuarin kur isha shtatzënë”

21:03 / May 30, 20194 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Laura Martin
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Laura Martin ishte ndjerë gjithnjë e lumtur që motra e saj e vogël dhe i fejuari ishin shokë të mirë, por ajo nuk ia kishte idenë se sa shumë po afroheshin me njëri-tjetrin. Këtë, Laura nga Skocia, e mori vesh kur Rikki, 36-vjeç dhe motra e saj 19-vjeçare Caitlin u arratisën sëbashku. Nënë e 6 fëmijëve, në atë kohë Laura ishte shtatzënë me fëmijën e 4-t të Rikkit.

E braktisur disa javë para Krishlindjes, Laura fillimisht u kthye nga motra e saj për ngushëllim. Por ajo kuptoi tradhtinë e kësaj të fundit pasi çifti doli publikisht në Facebook.

Historinë e saj, 30-vjeçarja e ndau në një shkrim në përditshmen The Sun.

E reja tregon se kishte dy fëmijë nga një lidhje e mëparshme dhe kur ishte njohur me Rikkin, ishte ndjerë shumë e lumtur që dy fëmijët e saj e donin partnerin po aq sa ajo.

Laura Martin dhe rikki

Sa i përket së motrës, duke pasur një diferencë prej 11 vitesh, ajo tregon se e shihte më shumë si të bijën, se sa si motër. “Ishim shumë të afërta me njëra tjetrën dhe mendimi i saj ishte shumë i rëndësishëm për mua”, tregon Laura.

Me Rikkin u fejuan në 2012-n dhe dashuria e tyre u kurorëzua me 3 fëmijë. Caitlin shkonte shpesh në familjen e motrës për t’u kujdesur për fëmijët. Në Gusht të 2017-s, Laura ngeli sërish shtatzënë dhe gjithçka shkonte për mrekulli.

Në këtë kohë motra e saj 19-vjeçare shkonte thuajse gjatë gjithë kohës tek shtëpia, duke u ofruar që të ndihmonte me çdo gjë mundej.

“Isha shumë mirënjohëse, por ndonjëherë më mungonte një natë vetëm unë dhe Rikki. Por ky i fundit dukej se nuk e kishte problem. Ai shkonte kaq mirë me Caitlin sa ndonjëherë ndihesha si e huaj në shtëpinë time”, tregon 30-vjeçarja.

“Doja që të ishin miq, por nuk ishte në qëllimin tim që t’i afroja aq shumë. U përpoqa që t’i largoja këto mendime nga koka, duke e bindur veten se ishin hormonet e shtatzënisë që po më bënin irracionale. Por Rikki nisi të distancohej dhe qëndronte thuajse gjatë gjithë kohës në telefon”.

Laura tregon më tej se motra nisi të shkonte në shtëpinë e saj gjithnjë e më shumë, shpesh edhe kur ajo nuk ishte në shtëpi. 30-vjeçarja e përballi të fejuarin e saj për shqetësimin që kishte, por ky i fundit i tha se thjeshtë po bëhej paranojake.

rikki

Por të gjitha dyshimet që kishte, u bënë konkrete në Dhjetor të 2017-s. Laura ndodhej në shtëpi, kur Rikki e mori në telefon nga puna. “Nuk të dua më, më duhet të largohem”. Fjalët e tij i ranë si bombë, sidomos pasi kuptoi se babai i fëmijëve të saj ishte serioz.

E gjithë bota e saj u trondit. U gjet e vetme me 5 fëmijë dhe një tjetër që po vinte. Pa e menduar gjatë, Laura mori në telefon të motrën për të qarë me të hallin e madh që e kishte zënë. Caitlin erdhi dhe qëndroi me të gjatë gjithë natës, duke u betuar se Rikki nuk i kishte thënë asgjë. 4 javë me vonë, Caitlin nisi të mos i përgjigjej më në telefon dhe në këtë pikë Laura ishte bërë më dyshuese se kurrë.

Kur ata konfirmuan lidhjen e tyre në Facebook, bota e Lauras u trondit sërish, këtë herë edhe më fort. Ishte 4 muajshe shtatzënë dhe familja e saj aq sa e tronditur, aq edhe e neveritur ishte nga çfarë kishte ndodhur.

“Për muaj me radhë fajësoja veten. Duhet ta kisha kuptuar që kishin tërheqje për njëri-tjetrin. Zgjodha të injoroja shenjat që kisha para syve. Tani, kur Rikki vjen për të takuar fëmijët, përfshirë djalin tonë 7 muajsh, nuk e shoh dot në fytyrë”, tregon më tej 30-vjeçarja, ndërsa shton: “Nuk mund ta besoj që dy prej njerëzve më të afërt në botë më tradhtuan në këtë mënyrë”.




The Sun
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.