Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar se në spitalin infektiv ka ndërruar jetë një 76-vjeçare e cila ishte asimptomatike me COVID-19.
Sipas MSH, pacientja ishte asimptomatike për Covid19 dhe ishte transferuar nga shërbimi i mjekësisë interne ku rezultoi bartëse me Covid19.
Pacientja ka ndërruar jetë nga sëmundja e tumorit të pankreasit, me metastaza hepatike.
76 vjeçarja nga Tirana vuante dhe nga diabeti mellitus dhe Insuficiencë kardiake e dekompesuar.
