Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
MSH informon se në 24 orët e fundit, janë kryer 1,289 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 95 qytetarë, në këto bashki: 37 në Tiranë, 9 në Sarandë, 4 në Fier, 3 në Shkodër, Mirditë, Berat, Skrapar, 2 në Lezhë, Kurbin, Durrës, Rroskovec, Lushnje, Vlorë, Gjirokastër, Devoll, Kolonjë, Gramsh, 1 në Kukës, Has, Tropojë, Kamëz, Patos, Divjakë, Mallakastër, Delvinë, Përmet, Tepelenë, Kuçovë, Poliçan, Elbasan.
Janë 1,747 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 45 pacientë, nga të cilët 7 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka dy humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetar nga Tirana 64-vjeç dhe një qytetar nga Shkodra 84-vjeç.
